• |
ide | kryesore

Korçë/ Vodhën thasë me bimë medicinale dhe sasi lekësh, arrestohen katër autorët

-Instant, Lajme, Të fundit


Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi vodhën thasë bimë medicinale dhe një sasi lekësh. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Korçës, në një kompani private në pronësi të një 59-vjeçari. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasë bimë medicinale dhe paratë që ishin vjedhur. Autorët akuzohen për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *