• |
ide | kryesore

Shërbeu për 45 vite, ndërron jetë nga COVID-19 një tjetër mjek

-Instant, Lajme, Të fundit


Mjeku otorinolaringolog në rrethin e Skraparit, Muharrem Nonaj ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19. Lajmin për ndarjen e mjekut nga jeta është bërë publik nga Shoqata Shqiptare e ORL-së. Në njoftim bëhet me dije se Nonaj i shërbeu pacientëve në rrethin e Skraparit për me shumë se 45 vite duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat.

“Dr. Muharremi i cili shërbeu deri ditën e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Ai shërbeu ne rrethin e Skraparit për më shumë se 45 vjet si mjek otorinolaringolog duke zgjidhur të gjitha problemet dhe urgjencat në këtë specialitet” thuhet në njoftim.


2 Comments

  1. O funderinat e ketij portali, nuk keni qofte veten nje fjale te mire per kete njeri!?
    Apo pagueni vetem per te nxjerre llumin e ndyre te edukates tuaj familjare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *