• |
ide | kryesore

Shfryhet dosja e bujshme e SPAK, Plaurent Dervishaj lirohet nga burgu në Dubai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e shumë të kërkuarit Plarent Dervishajt për në Shqipëri duke e liruar atë nga burgu ku mbahej në Dubai.


Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacionit të bujshëm “Asgjë nuk harrohet” që rihapi dosjen e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.


Kërkesa për ekstradim nga ana e autoriteteve shqiptare është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj, por nuk dihet nëse ajo është vonuar nga kjo ministri apo nga ajone jashtme.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

4 Comments

  1. Me qellim dergohen me vonese dosjet qe te fitojne lirine kriminele te tille, sic e be me dosjen e Dibres qe per shkak te afateve nuk e moren te pandehur ata qe duhesheni.

    Te fala SPAK dhe ambasadorja KIM, drejtesia qe NUK DUAM.

  2. E pse u ‘ SHFRY’ dosja e spakut ?
    Dosja eshte po ajo qe ishte, biles dhe me mire e kopsitur.
    Tani mbetet te zgjidhet problemi i ekstradimit.
    Arabet thone q dokumentet erdhen me vonese, Ministria jone e brendhsme thote qe ja derguam ne kohe..
    Te shohim se si do shkoje ky muhabet.
    Ah ky SPAKU sa i poshter qenka. E ka thene Shkurdhaku qe para 3 vitesh qe SPAKU nuk do beje asnje gje.

  3. Dosja u cfry sepse i kerkuari u lirua per tejkalim afatesh. Cudi do ishte po ta kishin cuar dosjen ne kohe ne fakt. Keta qe likuan Lul Berishen nuk do fusnin brenda kunatin. Per me teper tani qe u duhen per zgjedhjet. Te shohim ca do thote Kimi dhe a do mbaje njeri pergjegjesi per vonesen apo do kaloje edhe kjo si te tjerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu