• |
ide | kryesore

Pirja e duhanit përkeqëson simptomat e virusit COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) me një të kaluar të pirjes së duhanit thuhet se përjetojnë më rëndë simptomat e sëmundjes krahasuar me pacientët e tjerë.

Sipas informacioneve të siguruara në Ministrinë e Shëndetësisë, studimet shkencore zbulojnë se ata që përdorin produkte të duhanit dhe janë të ekspozuar ndaj tyre po ashtu janë në një rrezik shumë më të lartë të prekjes nga sëmundja krahasuar nga të tjerët.

Shumë studime sugjerojnë se pacientët me COVID-19 me një të kaluar të pirjes së duhanit krahasuar me të tjerët kanë një rrezik 14 herë më të lartë të zhvillimit të pneumonisë, shtrimit në spital, si dhe nevojës për kujdes intensiv dhe të frymëmarrjes.

Ata që konsumojnë produkte të duhanit tregohen si një grup veçanërisht i rrezikuar nëse kontraktojnë virusin. Përdorimi i produkteve të tilla rrit rrezikun e infeksioneve të mushkërive, traktit të sipërm respirator dhe gripit për shkak të dëmtimit që ato bëjnë në sistemin imunitar, duke dëmtuar përgjithësisht mekanizmin mbrojtës të mushkërive.//AA


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *