• |
ide | kryesore

Policia ndëshkon me gjoba për maskat, heqje patente e bllokim makine mbi 900 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 48 orëve të fundit, policia gjobiti 435 persona që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjoba morën edhe 352 persona që udhëtonin me mjet pa vendosur maskën mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare.

Me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti policia ndëshkoi 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.

Gjoba të tjera: 

Mësohet se gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Sa mir qe jan zgjidhur halet e ketij populli. Dhe borxhet jan lar te gjitha. Ekonomia lulezon.Rroga minimale eshte 1000€. Dhe do vazhdoj te rritet. Femijet vrapojn te lumtur oborreve te shkollave dhe pallateve. Te rinjte mbushin sallat e biblotekave teatrove dhe kinemave fakulteteve te modelit alla gjino….Ppp- ra plot…koncesione plot….sigurisht per te miren ton…. Pa kemi se fundmi dhe maska plot e perplot me oksigjen qe te jetojm shendetshem….lum si ne….prandaj armiqte serbe malazeze grek italian gjerman rus kinez anglez etj na kan ne gryk te topit….nga zilia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *