• |
ide | kryesore

Akuza për shit-blerje votash, Gjykata e Dibrës kalon për gjykim 4 të pandehur të dosjes “184”

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Dibrës ka vendosur këtë të premte që të kalojë për gjykim vetëm 4 të pandehur të dosjes “184”, Robert Agen, Drini Gjecin, Nuri Medën dhe Hasan Hotin.

Avokati i kryebashkiakut Dionis Imeraj tha se ndaj klientit të tij Prokuroria nuk ka dale me akuzë të veprës penale për ndikim te zgjedhësit. Sjellim në vëmendje që hetimet për dosjen e shit-blerjes së votave përfunduan pas afro 4 vitesh.

Të akuzuar janë Robert Aga, ish-shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish-kreu Arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë i njësisë administrative Tomin. SPAK shpalli moskopmpetencë për dosjen e bujshme duke i kërkuar Dibrës që të mbyllë hetimet.

Të pandehurit

Robert Aga, ish-shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga mazhoranca, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Hasan Hoti, nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin për kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane.



2 Comments

  1. Po hetoni dhe gjykoni cironkat e manipulimit te votave, ku eshte Gjiknuri i djemeve problematico, ku eshte kryebashkiaku Ymeraj , ku eshte Pierino Ndreu, Ku eshte kryeministeri Rama, . Me keto gjykime po lani bythen me shurre . Kjo eshte dereforma e drejtesise se mbeshtetur nga nderkombetaret.

  2. Po gjiknuri me çunat e fort e tao qorri qe shperblente me vende ne pozicione te mira cunat per termetin kjo eshte nje tallje me shqipetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *