Kendall Jenner është kritikuar së fundmi nga ndjekësit e saj për përdorimin e photoshop-it.
Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Kendall publikoi disa foto ku dukej e veshur me linjën e re të të brendshmeve që ka lancuar Kim Kardashian. Menjëherë pas publikimit fansat kanë komentuar duke u shprehur se trupi i saj dukej jashtë standardeve normale. “Në këtë foto ka përdorur photoshop. Kendall është shumë e bukur, por këto nuk janë përmasat e saj reale dhe të askujt tjetër nuk mund të jenë”, ka shkruar një fans.