• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid është i dyti: thyen Valencian dhe i lë ‘targën’ Barcelonës

-Instant, Sport, Video



Fitorja e tretë radhazi për Real Madrid, që mori përpara Valencian 2-0 në shtëpi duke u ngjitur në vendin e dytë, i vetëm, në La Liga. Benzema (12 ‘) dhe Kroos (42’), udhëhoqën kampionët spanjollë në një avantazh që në pjesën e parë; në rifillimin e lojës Var anuloi golin e trisit të mundshëm nga Mendy. Sukses i çmuar për Real Sociedad në fushën e Getafe: 1-0, falë Isak, dhe vendi i pestë i arritur.

REAL MADRID-VALENCIA 2-0
Real Madrid merr suksesin e tretë radhazi në La Liga dhe tani është i dyti me 49 pikë, +3 ndaj Barcelonës (që ka një ndeshje më pak). Pas dy mundësive të mira që nuk u shfrytëzuan nga Casemiro dhe Asencio, Blancos zhbllokuan rezultatin në minutën e 13-të: pavarësisht se çalonte lehtë pas një kontrasti me Correian, Benzema gjeti shtyllën e largët, në sugjerimin e Kroos, ku Domenech nuk mund të arrinte. Një problem fizik më serioz, detyroi nga ana tjetër Carvajal të zëvendësohet me Lucas Vazquez. Sidoqoftë, Reali vazhdoi dominimin në fushë dhe rrezikoi me Modric dhe Benzema, përpara se të dyfishonte në minutën e 43: Vazquez shërbeu për Kroos, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të precize.


GETAFE-REAL SOCIEDAD 0-1
Fitorja e dytë radhazi për Real Sociedad, që në fushën e Getafes detyron ekipin e drejtuar nga Bordalas Jimenez të pësojë humbjen e tyre të tretë radhazi. Goli i ndeshjes arrin pas gjysmë ore në pjesën e parë: krosimi i Zaldua nga e djathta është i përpiktë për të majtën e Oyarzabal që goditi pjesën e poshtme të traversës, përpara se Isak ta dërgonte në rrjetë. Falë këtij suksesi, bardheblutë arrijnë 38 pikë në renditje dhe po luftojnë për një vend në Evropë; Getafe është ende shumë afër zonës së rënies, në kuotën e 24 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *