• |
ide | kryesore

Pesëqind mijë euro më shumë e një talent më pak: Ernest Muçi përshëndet Tiranën dhe firmos me Legian

-Instant, F1, Sport, Video



Ndeshja me Teutën, e humbur 0-1 e në të cilin 19 vjecari goditi një shtyllë ishte e fundit për Ernest Muçin me fanellën e Tiranës. Sulmuesi do të transferohet në kampionatin polak me Legia Varshavë, sic është bërë tashmë zyrtare nga vetë klubi bardheblu, përmes një postimi në faqen zyrtare. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampion vendi.

Pritja ka marrë fund, edhe pse nuk ka dhënë frytet e shpresuara nga presidenti i bardhebluve Refik Halili: shifra për talentin bardheblu nuk ka kapërcyer përtej 500 mijë euro të ofruara që në fillim të janarit nga Rapidi i Vjenës. Numri 1 i klubit shpresoi deri në fund të merrte një ofertë të përmirësuar, ndoshta duke ruajtur edhe 10% të kartonit të lojtarit për një shitje të ardhshme, por gjërat nuk kanë lëvizur. E Tirana e detyruar të paguante gati 300 mijë euro për zhbllokimin e merkatos dhe me investimet e bëra për Seferin e Vayrynen ka qenë e detyruar ta shesë. Kështu që tani është zyrtare: Tirana ka njoftuar se Legia ka bërë një ofertë të mirë për lojtarin, e cila është pranuar nga klubi bardheblu.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw!
Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci. Klubi polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëherë zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është i lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *