• |
ide | kryesore

Video/ Pak ndihmë nga arbitri e pak fat, Real mund Atalantën: fitorja e 19 radhazi e City

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid e Manchester City marrin më të mirën nga ndeshjet e vajtjes së 1/8 të Champions, duke dalë me fitore nga transfertat. Por nëse Citzens mposhti Gladbach në Puskas Arena me golat e Bernardo Silvës e Gabriel Jesus për fitoren e 19 radhazi të Guardiolës, Real Madrid përfitoi vetëm katër minuta nga fundi, nga dalja e padrejtë me karton të kuq e Freuler në minutën e 17, për të mundur 0-1 Atalantën.

ATALANTA 0-1 REAL MADRID
Atalanta, padrejtësisht me 10 lojtarë nga minuta e 17′, mbajti 0-0 në mënyrë të admirueshme deri pak minuta nga fundi, kur Mendy i dha Realit fitoren që peshon shumë për sa i përket kualifikimit. Fillimi ishte i ekuilibruar, por në 17′ për një faull nga Freuler ndaj Mendy, në anë të zonës gjyqtari tregoi një karton të kuq shumë të ashpër, të padrejtë, për mesfushorin. Atalanta nuk hoqi dorë nga loja, por padyshim që Real e pati më të lehtë të qarkullonte topin. Në minutën e 29’, Gasperini humbi gjithashtu edhe Zapata (problem muskulor në kofshën e majtë), i zëvendësuar nga Pasalic. Atalanta kishte një shans të madh me Muriel dhe një mundësi tjetër potenciale me Maehle, por në finale ishte Real Madrid ai që mund të shënonte me Isco, Vinicius dhe Kroos. Në pjesën e dytë, Reali i shkoi pranë 70% të zotërimit të topit, por Gollini nuk bëri asnjë pritje flagrante dhe Atalanta ishte për tu duartrokitur për mënyrën se si mbrojti rezultatin. Deri në minutën e 86-të, kur Mendy mposhti Gollinin.


BORUSSIA M. 0-2 MANCHESTER CITY
Fitorja e 19 radhazi e Pep Guardiolës që sheh fare pranë cerekfinalet e Champions. Borussia M. rezistoi vetëm 29 minuta ndaj supremacisë së Manchester City në fushën neutrale të Puskas Arena, sepse pikërisht atëherë Cancelo shpiku një asist të peneluar për kokën e Bernardo Silvës, që mposhti portierin, duke i dhënë avantazhin të besuarve të Guardiolës. Thyhen gjermanët, ndërsa vazhdon ecuria impresionuese e Citizens që shënuan edhe golin e dytë në Puskas Arena, duke ndëshkuar edhe në pjesën e dytë Gladbach. Një aksion i ngjashëm me atë të golit të parë, në krosimin e Cancelo, por këtë herë Bernardo Silva nuk goditi drejt portës, por shërbeu për Gabriel Jesus, që brenda zonës nuk fali. 2-0 jashtë fushe dhe tani Guardiola sheh cerekfinalet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *