• |
ide | kryesore

Basha pas marrëveshjes me LSI: Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi firmosi marrëveshjen me LSI-në, Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur çasti që të bashkohen të gjithë për një të ardhme më të mirë për vendin. Duke komentuar koalicionin me LSI-në, Basha theksoi se udhëtimi i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot.

Ai bëri premtimin e tij publikisht se nuk do t’i zhgënjejë shqiptarët.

“Të dashur bashkëkombës, kudo ku ndodheni çdo udhëtim i madh nis me një hap. Çdo shpresë nis me një ëndërr që bëhet realiteti. Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Koalicioni ynë, PD dhe LSI ka bashkuar të gjitha forcat për të garantuar që 25 prilli të jetë drita e ndryshimit. Pas 8 vitesh ndryshim, 8 vite premtime bosh, ndërsa vende të ngjashme me ne kanë përparuar, ka ardhur koha që të ndryshojmë. Ne do të sjellim ndryshimin. E shoh shpresën dhe optimizmin tuaj, e ndjej entuziazmin se bashkë me pranverën po vjen dhe dita e shumë pritur.

Në emrin tim dhe të PD-së, koalicionit tonë, angazhohem se nuk do t’ju zhgënjej, se do të punojmë se bashku duke bashkuar forcat për të sjellë një të ardhme të mirë për çdo shqiptar. Ne e dimë të vërtetën, njerëzit tanë janë të fortë, shqiptarët janë të fortë, por Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Ndaj, gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, dhe luftën dhe krimin e organizuar, kthimin e të rinjve në vend dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Me këtë ndryshim fillon ndryshimi, fiton Shqipëria. Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej jush. Ka ardhur çasti që të bashkohemi. Tani ka ardhur çasti që të fitojmë se bashku për Shqipërinë, për çdo shqiptar. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë me rrugë, fshat më fshat, qytet më qytet dhe të garantojmë fitoren e 25 prillit, fitoren e zgjedhjeve me anë të të cilëve do të fitojnë Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve tuaj”, tha Basha.



5 Comments

  1. Tani u rregulluan me ne fund te gjitha problemet qe kishim,shpresoj dhe uroj qe po I humbet zgjedhjet te mos thoni perseri se ua vodhen,qe te mos kemi nje Deja Vu te plote perseri

  2. Shpresojmë të marin fund hallet e Shqipërisë së dashur.Një breng e kam që pse kjo aleancë nuk vazhdoi që në kohën Meta Berisha.Shqipëria do të ishte shumë larg të kësaj Shqipërie të sotme.Zoti jua bëftë rrugën marë.

  3. Fitorja eshte hipotekuar me kete koalicion. Vjedhja dhe blerja e votes eshte problem qe duhet mbajtur nen vezhgim. Po u arrit te frenohet vjedhja dhe manipulimi i votes koalicioni garanton 90 mandate ne parlament.
    Besoj se ndergjegjesimi i njerezve per te mos shitur voten, sosja e durimit nga abuzimi ekstrem me pushtetin dhe programi i PD- AN perkthehen ne vote te paster pro ndryshimit.

  4. Por ky nuk është rasti i vetëm kur Lulzim Basha ndërron mendje për kullat dhe ndërpret sulmet ndaj atyre që ndërtojnë. E tillë ishte dhe protesta tek zona e Astirit ku fillimisht Basha nisi një sulm të ashpër ndaj një prej firmave, por që u la në mes sapo mori një automjet dhe më pas edhe një vilë në një nga resortet më luksoze në periferi të Tiranës, “Long Hill”. Një rast i ngjashëm është dhe protesta e Rrugës së Kombit e cila pësoi të njëjtin fat, “tradhtinë” e Bashës sapo familjarë të tij morën zyrat tek Sheratoni.Ja gimi byrektoristi i ti i shpellkareve te pd qe eshte gezuar sot per marveshjen e shekullit basha mona dhe salih meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *