• |
ide | kryesore

Meta kundërshton Ramën: E drejta e votës është kushtetuese, edhe të sëmurët me COVID-19 duhet të votojnë

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me votimin në zgjedhjet e 25 prillit të personave që janë prekur nga virusi COVID-19.


Gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu i shtetit u shpreh pro përfshirjes së tyre në votime, duke e konsideruar të drejtën e votës si një të drejtë kushtetuese.


“Është e drejtë kushtetuese, e drejta e votës. Mënyrën se si duhet ta zgjidhim, hajt ta zgjidhim. Aktet burokratike bëhen për të realizuar dhe zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka deklaruar se të prekurit nga virusi i COVID-19 nuk duhet të marrin pjesë në votime pasi sipas tij ata do të duhet të karantinohen në shtëpi.

 “Do bëjmë të njëjtën gjë si të gjithë vendet e tjera që për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar, nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi, duhet të vetëkarantinohen. Është i vërtetë ky shqetësim dhe kanë bërë të gjithë vendet e tjera kështu sepse ka pasur një sërë zgjedhjesh në këtë kohë pandemie dhe kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna shqetësuese post elektorale mbi shëndetin e njerëzve, pra nuk ka pasur rritje të infektimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

 

 

 

 

 

 

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu