• |
ide | kryesore

Refuzoi kandidimin/ Alfred Peza: S’ka lidhje me pozicionimin në listë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PS, Alfred Peza ka folur për refuzimin e kandidimit, listën dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Në emisionin ‘Frontline’, Peza thotë se vendimin për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit e kishte brenda vetes para se të merrte propozimin nga Rama.

Ai nuk tregon çfarë propozimi mori, por tek biseda që zhvilloi me kryeministrin nuk ka lidhje me pozicionimin në listë.

Për Alfred Pezën rifresikimin që bëri PS me listën duhet ta bënte pikërisht opozita.

“Mendoni se do e them publikisht? Ka disa gjëra offline, dhe disa gjëra publike. Ndoshta një ditë pas shumë vitesh do i nxjerrim.

S’ka lidhje fare. Nuk ka lidhje me diskutimin që kam bërë unë me Ramën. Është me mijëra vite dritë larg. Janë të gabuar në atë që thonë. Ajo çfarë po ndodh nëpërmjet rifresikimit të listës së PS, është tipikisht ajo çfarë duhet të bënte opozita. Opozitat kur duan të rikthehen në pushtet, i duhet jo vetëm program i ri, por fytyra të reja, frymë të re.

Po t’i shohësh janë të njëjtat fytyra, që ikën në 2013, ndejtën në kafe 8 vite te SHQUP. Tani duan të rikthehen prap. Në PS harmonizohen tre breza, brezi i vjetër i politikanëve, brezi i mesëm, dhe lista e re e kandidatëve të cilët përfaqësojnë për herë të parë PS. Prandaj kjo është listë fituese .

Gjykoj që secili prej tyre e ka dhënë shpjegimin individual. Nuk do ishte korrekte nga ana ime. Fitorja e një partie, skuadre, patjetër që do fitojmë. Roli i individit është shumë i rëndësishëm. Por për më tepër, është skuadra, dhe mendoj gjithë këta djem dhe vajza që kanë krijuar një traditë që do të vijohet.

Kam bërë fushata elektorale. Jam sekretar i PS për mediat. Është një gjë komplet tjetër.” – tha Peza në emisionin ‘’Frontline’’.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *