• |
ide | kryesore

Surprizat/ Kush ikën dhe kush vjen nga listat e PS

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Surpriza në listat e Partisë Socialiste. Emra të rinj katapultohen në lista fituese dhe të tjerë digjen në listat në vendet poshtë, ku karrigia e deputetit është mision i pamundur.


Lapsi.al përmbledh kandidatët që vendosen në listë fituese, mes tyre edhe emra të rinj që radhiten për herë të parë në PS, sikurse emrat që digjen dhe nuk kandidohen.


Ishte Edi Rama që zbuloi emrat që kryesojnë listat e qarqeve. Ata janë, Edona Bilali në qarkun e Shkodrës, Pranvera Resulaj në Vlorë, Greta Duraku në Kukës, Eni Zake në Korçë, Lavdrim Krashi në Dibër, Hatixhe Konomi në Berat, Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë, Erion Braçe në Fier, Evis Kushi në Elbasan, Lindita Nikolla në Lezhë, Mirela Kumbaro në Gjirokaster e Milva Ekonomi në Durrës.

Vetë Rama garon i 8-ti në Durrës dhe zë vendin e 9-të në Vlorë, një vend poshtë Damian Gjiknurit.

Por kush ‘digjet’ në lista?

Fillojmë nga Ditmir Bushati, zë kritik me Edi Ramën që prej largimit si ministër.

Ditmir Bushati nuk do të jetë deputet i PS në Shkodër. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri gjatë prezantimit të drejtuesve të qarqeve. I pyetur nga gazetarja Elia Zotka e Klan nëse do të jetë Bushati që dikur ai e ka quajtur “Yll”, Rama u përgjigj: “Skuadrës së PS mund ti shërbehet edhe duke mos qenë deputet”.  

Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj janë praktikisht të djegur pasi ata renditen respektivisht në vendin e 19-të, të 21-të dhe të 23-të në listën e PS-së për Tiranën. Shanc për kapërcim ka vetëm Majko.

Edhe pse jo deputete, Ministrja e kulturës Elva Margariti ndërsa pritej të kandidohej për deputete, nuk do të jetë në listat e Partisë Socialiste. Mësohet se Margariti është tërhequr nga kandidimi për arsye që ende nuk dihen.

Eglantina Gjermeni u lajmërua nga vetë Rama se nuk do të bëjë pjesë në listat e Partisë Socialiste. Ai e falenderoi publikisht për kontributin për përmirësimin e legjislacinoit për barazinë gjinore.

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur. Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit. Mësohet se Rama i ka propozuar Ulqinit të jetë në listë në një zonë jo të sigurt, por ai ka refuzuar.

Edhe Adnor Shameti përcillet jashtë selisë së PS-së. Deputeti i Beratit, emër pak i lakuar në politikë dhe media, do të zëvendësohet nga Nasip Naço, ish-deputet dhe dy herë ministër me LSI-në, një herë për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën dhe herën e dytë, ministër Drejtësie.

Vazhdojmë me Vasilika Hysin, për të cilën u tha zyrtarisht se ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një konferencë teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”.

“Vasilika më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika me gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku ti ke një rol kyç për c’ka kemi bërë për reformën në drejtësi”, do të thoshtë Rama para kamerave me deputeten veterane ne krah.

Edhe Besnik Bare, i konsideruar si një prej emrave tradicionalë në Partinë Socialiste, Bare është shmangur vit pas viti nga postet drejtuese. Në listën e kandidatëve socialistë në Tiranë është imponuar ndjeshëm Erion Veliaj dhe marrëdhënia mes tij dhe Besnik Bares nuk ka shkëlqyer ndonjëherë.

Në një status të gjatë në Facebook, deputeti Baraj është shprehur se ka vendosur të mos plotësojë formularin për deputet, për t’i krijuar hapsira të rinjëve në PS.

PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo,” shkruan Baraj

Vazhdojmë me prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsin, i cili ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij dhe nga Partia Socialiste. Këtë vendim, e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një shkrimi të publikuar në ‘Facebook’. Vorpsi shkruan se ka vendosur që ti lërë stafetën prurjeve të reja për tu fokusuar më shumë te familja e tij dhe te angazhimet private.

Elona Gjebrea, deputete dhe zv.ministre e Saimir Tahirit largohet gjithashtu.

Flitet se edhe Sadri Abazi nuk do të jetë pjesë e listave të PS. Në media prej dy ditësh qarkullon lajmi se Rama i ka kërkuar biznesmenit të deklarojë tërheqjen nga politika. Nuk dihet se ç’vendim do merret për Abazin.

Dy ditë më parë, është raportuar për largimin e Reme Lalës nga kandidimi për PS. Lala kishte nisur fushatën në Paskuqan, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm dibranësh, por ajo është tërhequr për arsye që mbeten të pashpjeguara.

Edhe deputeti Alket Hyseni mund të konsiderohet “i djegur”, pasi do të renditet i 11-i në listën e Vlorës.

©Lapsi.al

23 Comments

    1. Rames i lumte per guximin dhe vizjoni e ti si Lider Pas 8 viteve ne pushtet arrine ta rinovone komplet partine dhe xhaketave te vjetra ju thote Duke i vu poshte ne lists po deshet te vini ne palamen del e votohuni.. Nga ana tjeter shef partine Demokratike o nen o nen Pas 8 viteve ne opozite na sjedh prap te njetit njerze te Sali berisha dhe ilir Metes 2009-2013 Kjo e pa pame e degjume ndo nje here ne as nje opozite ne bote mendoj une … Sikur ne nuk e dime se Kush Jane …. Vangjel Dule Sali Berisha Shpetim Idrizin Flamur Noka Fatmi Mediu Nard Noka, Edi Paloma me shoke TURP TURP per Lulzim Bashen dhe Sali Berishen

      1. Po mooooo, arriti te rinovonet..Sic ka qeverisur Qelbesira ashtu po vazhdon te qeverise Nipcja. Pas 8 vitesh, 100 here me mire Vangjel Dule & Co sesa Alket Hyseni & Tome Doshi!

      2. Cili nga këto emra të opozitës ka qenë i lidhur me bandat mafioze kriminale, apo i akuzuar për korrupsion ?
        Mere listën e Durësit.
        Edi Rama është kampioni i korrupsionit.
        Çyrbja, Ndraxhi janë kandidatë të Shullazit e Avdylajve. Rahja , një biznesmen injorant i përzjerë në afera kriminale..
        E kulmi i sfidës korruptive në këtë listë, është ish ministri më i korruptuar i LSI, i denoncuar me dokumenta nga liderja e kësaj partie për skandalin e inceneratorëve, që Rama e futi në listën e PS.

    1. Ska asnje ndryshim. Thjesht Rama mer fitoren e trete radhas.
      Rama i seleksinoi kandidatet me nismen, DEPUTETI QE DUAM, Basha me nismen, DEPUTETI QE NUK DUAM.
      Dhe ata qe u seleksionuan si te padeshiruar, Basha i vuri ne vende fituese.
      Nuk e di cfare thote Ruli dhe Besniku… Se Nishani e dhjeu fare…

  1. asgje te re nga fronti sektit!
    Rama pastroi partine nga socialistet.

    Ka vene ato qe do i jene besnik Veliajt keto 4 vitet e ardhshme ne opozite, qe nuk do behen pengese per kalimin e pronesise se partise nga Rama te Veliaj pas 25 Prillit.

  2. Me keq akoma ne tr babloku i ka vendosur te birin per deputet. Jo ymer lala por Remja. Jo Tom doshi por mateus doshi. Mos u lodhni kot ambasadore se ne nuk pyesim fare

  3. RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.

    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).

    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.

    09.03.1997

    KOMANDANTI I OPERACIONIT

    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)

  4. Kush iken nga lista Rilindja? Ditmir Bushati, i vetmi intelektual qytetar i qeverive Rama
    Kush vjen te lista Rilindja? Nje gjyshe 79 vjecare ish anetare PPSH, por kurre anetare PS

    Te tjeret jane aty..aty eshte Rrahmon i Rrajes, Xhema i Qefalies, Ulluku i Manjes, Spurdhjaku i Brahos, Moz Ruci ministri Rames Pare 1990, Spiropalja qe vendin ne liste e ka nga dita kur uleriu “Rama eshte Skenderbeu i shekullit”, Lindita maloke ish ministre Arsimi me diplome Kristali me mesatare 5.5 etj, etj,…

    Rilindja nuk do qytetare si Ditmir Bushati, Rilindjes i duhen katunar marroce si Tao Tao Balla
    Mes atyre katunareve Rama ndihet mire, pran Ditmir Bushatit ndihej me psikopat se c’eshte

  5. Kjo nuk eshte as liste fituese,as humbese. Eshte thjesht liste mbrojtese! I duhet per ta patur nen kontroll klanin e tij kriminal te pushtetit! Me zogjte e rinj nuk ka asnje kokecarje. Zbohet Ditmir Bushati,nje njeri me kulture dhe bagazh intelektual,qe vjen nga nje familje shekullore qytetare dhe vazhdon gojeshthurura cheguevariste Spiropali,macja e ngordhur e konvertuar ne tiger,vetem se I ben elozhe “komandantit”!
    Rasti I Kukesit eshte nje tjeter deshmi. Vihet ne krye te listes nje anonime,qe eshte e bija e “kuadrit” te shkolles se partise “Vladimir Ilic Lenin”,ish-instruktor I komitetit te partise kriminale te punes,Shyqes!
    Ky Shyqa(Shyqyri Duraku) shperdoroi nje mandat deputeti para njezet vjetesh,pasi hodhi nje thes me rrena e mashtrime ne ate kohe ne Kukes.
    Rama e nisi me cupa ne 2013-ten dhe po e bitis me Anete(ane ne turqisht u thone gjysheve).
    Kjo gjyshe Luljeta p.sh, ka te ngjare qe pas zgjedhjeve te jape doreheqjen per arsye shendetesore dhe vendin t’ja zeje ndonje soroist I lali Erit.
    S’kemi pare gje akoma!…

    1. Fredo, ate “S’keni pare gje akoma” ja kam thene gjithe shqiptareve, por pike se pari ketyre ne PS. Se do ti degdis tutje e do ti detyroj te thone “ika vete”. Do mba ne preher vetem ca qe me binden dhe mbi koke si gjithmone simbolin e lavdishem qe garanton lidhjen me te shkuaren, Gramozin.

  6. Por përqendrimi në shtyrjen sa më shumë ka bërë që në listat e Lulzim Bashës të ketë parregullsi dhe gafa.

    Nga një vështrim i thjeshtë në lista shikon se shumë kandidatëve janë me gjeneralitete të paplotësuara, 24 gjithsej në 9 qarqe. Qesharake është fakti se 2 në Tiranë dhe disa kandidatëve të tjerë në qarqe të tjera janë edhe pa gjini.

    Vetëm në Tiranë Basha ka dorëzuar në KQZ 9 kandidatë të cilëve u mungojnë atësia, mëmësia dhe data e lindjes. 2 prej kandidatëve në kryeqytet nuk kanë as gjininë.

    Qarqe të tjera me problematika janë Gjirokastra me 3 kandidatë pa gjeneralite të paplotësuara, Fieri me 4, Kukësi me 1, Korça me 2, Durrësi me 1, Shkodra me 1, Elbasani me 1 dhe Berati me 2.Shpellkaret e byrektores se pd me elona meco kane urdheruar të byrektoristet e portaleve të mbrojne xhafen bushatin majkon hysin e shume te tjere kur po ju o shpellkare nuk keni lene gje pa share e shpifur per keto emra,sot per ju keta na dilkan te mire,sa të pa fytyre jeni o byrektorista

    1. Hahaha o varikars. Rames ja mer ti ne goje qe te dhimbset kaq shume. Te tjeret do i rrasin kollodokun Rames dhe ty bashke.

  7. Po mo i pa emer i ores 16 :29 un jam gati po me prezanto me motren dhe mamin tend me pare qe ti pyes cfare shije ka se me sa kuptoj ti e paske pervoje familjare kete pune , yyy komunista bythqira

  8. Kush iken e kush vjen ne Rilindje (se PS nuk ka me gjekundi)?
    E tha vete Shtatgjatesia e tij kur deklaroi – Vasilika Hysi me komunikoi largimin per ti hapur rrugen Kalamajve (kete fjale tha)!
    Dhe “Kalamani” nuk vonoi, ishte plot 79-vjecar Lindita Zoto qe u bofte 100 vjece!
    Dhe Lindita dje ne nje interviste tha me sinqeritet 2 gjera
    1 – Kam qene anetare e PPSH por asnje dite anetare e PS
    2 – Kam nje kritike per Spiropalin – E teproi me ate…Skenderbeun, qe i tha Kryetarit ne sheshin Skenderbej!

  9. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës. U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…Byrektorista te byrektores pa leje ne pd jeni të gjithe nje kallep made in salih karaxhic berisha qe vete per nje byrek hani cdo dite nga corba qe ju gatuan salihu per elona mecon dhe kjo qe ja u percjell ju shpellkareve të pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu