• |
ide | kryesore

Basha: Lista e Ramës është një fasadë, duket kudo dora e krimit dhe bandave

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha e cilësoi një fasadë listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste. Ai theksoi se kudo duket dora e bandave dhe e krimit.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se problemet e vendit janë shumë të mëdha, të përkeqësuara nga nga viti në vit.  Ai konsideroi një prej të këqijave më të mëdha vrasjen e shpresës dhe të besimit tek politika si instrument ndryshimi.

“Është si shërbim që ne dhe unë e shohim politikën dhe jo si privilegj ose mundësi për të grabitur dhe mbi grabitjen për të ndërtuar një sistem që ka skllavëruar një popull të tërë. Më 25 prill ndryshimi që po vjen nuk ka thjesht formën dhe fytyrën e ekipit të kandidatëve për deputetë por të mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin.

Këto janë kriteret që mishërojnë kandidatët tanë të listës fituese të 25 prillit. Natyrisht që nuk do jetë një betejë e lehtë, jo vetëm për faktin se qeveria dhe km në ikje përsëri e ka vënë bastin tek njerëzit pa integritet, tek njerëzit që dhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekretë, tek ata që duhet të ishin sot para SPAK-ut për vjedhjen e votave, tek ata që kanë vjedhur paratë e rindërtimit, të cilët fshihen pas një fasade të rreme që Edi Rama e ka ngritur duke abuzuar me figura të ndryshme, pas të cilave fshihen këta njerëz, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurët, Olta Xhaçkat dhe vetë kryeproblemi. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim. Njësoj siç ka ndërtuar gjithçka në jetën e tij dhe lista e tij është një fasadë. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe me shërbëtorët e tij që kanë grabitur qindarkat e fundit të çdo shqiptari dhe e kanë zhytyr vendin në një varfëri të papërballueshme. Diku dhe nuk i ka shpëtuar dot mundësisë për të ngritur një fasadë. Kudo duket dora e krimit dhe bandave, mjafton të shohim qarkun e Durrësit, kandidatin e Avdyljave, Curben e famshëm të përgjimeve të Bild-it, kandidatin e bandave të tjera të Shijakut dhe të Durrësit, Ndrazhën gojëkyçur dhe natyrisht dhe Rrahman Rrahjen, emër i njohur ndërkombëtarisht për çfarë përfaqëson. Shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klanet kriminale. Kjo është Shqipëria e së ardhmes? 8 vjet në pushtet kjo ka qenë oferta e Edi Ramës. Pas 8 vitesh e vetmja gjë që ofron është një fasadë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë bandat me shpresën se kështu do i hedhin hi syve atyre që duan ndryshimin”, deklaroi kreu i PD.

Ai theksoi se prej ditës së sotme, me bërjen transparente të listës së kandidatëve të PD, ndryshimi po vjen.

“Jemi energjia dhe shpresa e kthyer në realitet e çdo shqiptari se pas 25 prillit ndryshimi do jetë i prekshëm për të gjithë, për të gjithë shqiptarët. Ndryshimi do të vijë dhe për ata socialistë zemërthyer të cilët e shohin fare qqartë që s’’ka reflektim por pengmarrje totale. Ndryshimi po vjen dhe për ju. Më 25 prill nuk do fitojë thjesht PD, aleanca dhe koaliconi ynë, por do fitojë çdo shqiptar. Ata duan status quo-n, gjendjen aktuale”, tha Basha.



6 Comments

    1. Po pse të paska zemëruar kaq shumë Mesila Doda që është kthyer përsëri në PD more oturak ?
      Nëse nuk të pëlqen ajo, voto për Spiropalin

  1. Aleanca per ndryshim thote Lulushi dhe ndryshimin e udheheq S.Berisha me te rinjte fringo Mediu,Dulja,Idrizi,Nard Noka,Dash Shehu,Duka i krimit(sipas Berishes)etj.etj. shporta me karavidhe per ndryshimin e madh…

  2. Llogjik e paster.
    Nevoja per ndryshim.
    Ne 25 prill e sigurt qe do zhduket nje pal.
    Po fitoi Basha, Rama na le shndet.
    Po fitoi Rama, na le shendet Sala Likia Mona Mediu Idrizi Shehu Dule Noka e tje.
    Kurse Luli do filloj lojen me ngriva shkriva.
    Rama na le shendet ne 2025. Pasi ka dal nje opozit e re.

  3. Ky trapi flet gjoja per banda edhe krimin ne ps, po shikoje pak ate tenden si e ke, plus ajo e lsi eshte me pacavure, kote sthote populli *ujku qimen nderon , por zakonin se haron*

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *