Kryeministri Rama ndërmori sot një sulm me epitete, ironi, batuta dhe sharje ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ndërsa komentonte garën mes deputetëve, Rama kishte përzgjedhur disa foto të papërshtatshme për kundërshtarët politikë, dikë duke pirë ujë, dikë tjetër me gjuhën jashtë, dikë të zhveshur në plazh etj.
Për Grida Dumën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para.
“Ja Kavaja, me Etienin? Që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet dhe që nuk pranoi asnjë post për të vazhduar studimet apo me “Gridare, gridare, gridare ohoho” ishin fjalët e Ramës gjatë aktivitetit të PS. Në lojën e fjalëve mes emrit të saj dhe kuptimit të fjalëve italisht, Rama ishte duke thënë: Bërtit, bërtit ohoho!