• |
ide | kryesore

Covid-19 i merr jetën mjekut Gerond Husi/ Basha: Humbje e madhe për të gjithë, krenar që e pata mik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër mjek ka humbur betejën me Covid-19. Mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, i cili nuk mundi të fitonte betejën e tij me virusin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ndarja nga jeta e doktor Husit ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë mjekësinë e mendimin shkencor me profesionalizmin e tij.

“E dhimbshme që në këtë kohë po humbasim vlerat profesionale dhe njerëzore. Janë humbje të pazëvendësueshme për gjithë mjekësinë, mendimin shkencor e intektual, për shoqërinë dhe familjen. U prehsh në paqe, dr. Gerondi!”, shkruan Basha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *