• |
ide | kryesore

Dalin shifrat e Covid-19 në Kosovë, 578 raste të reja dhe 8 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e COVID-19 në Kosovë vijon të jetë alarmante. Nga njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 578 të infektuar dhe 8 të vdekur nga koronavirusi.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Sa i takon pacientëve të shëruar, këtë të shtunë numërohen 470 persona.

Nga njoftimi, po ashtu, raportohet se që nga nisja e pandemisë në Kosovë 76.688 persona janë prekur nga virusi ndërsa 1696 prej tyre kanë humbur jetën.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *