• |
ide | kryesore

Frikërat mbi AstraZenecan, mjekja shqiptare në SHBA: Pezullojeni për dy javë injektimin në popullatë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas, SHBA ka folur për vaksinën AstraZeneca dhe për efektet që ajo shkakton. E ftuar në emisionin “Kjo javë”, mjekja nënvizoi se Agjencia Europiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet në organizëm. Për këtë arsye Muzina ka kërkuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, sidomos te ai britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend dhe kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.


1 Comment

  1. Lapsi ka filluar te kerkoje me qiri deklarata kunder vaksines. Kan inat. Der dje na can trapin ku jan vaksinen. Ptyyy race bythqirash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *