• |
ide | kryesore

Rama largoi gazetaren për maskën/ Meta: Sulm i dënueshëm, zero tolerancë për kërcënimet ndaj medias

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar largimin që Kryeministri Edi Rama i bëri ditën e sotme gazetares së Fax News, Edona Haklaj gjatë një transmetimi direkt, pasi nuk kishte maskë. Incidenti ka ndodhur gjatë një trasmetimi live kur kryeministri Rama e pyeti gazetaren përse nuk ka vendosur maskën, ndërsa ajo i thotë që e ka harruar nga nxitimi. Kryeministri i kërkon të shkojë ta marrë teksa e largon nga radha e gazetarëve.

Meta thotë se ky është një sulm i dënueshëm dhe se përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale. Ai i bën thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave. Ai shton se do të ketë zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë.


12 Comments

  1. pas një aksidenti në Mamurras, edhe një drejtues mjeti ka kërkuar praninë e Ilir Metës, pasi nuk kishte besim tek policia dhe ekspertët.

    “Pa ardhur Ilir Meta këtu nuk lëviz vendit, vetëm ai e zgjidh këtë punë”, mësohet se ka thënë drejtuesi i mjetit.

    Nuk është çudi tani, që pas çdo konflikti me policinë, të thërrasin Ilir Metën.Shpellkare e byrektore të pd beni aksidente dhe therrisni ilir meten qe tja u zgjidhe hallin,njelloj si ky shpellkari mamurrs

  2. Ca po thot……..
    O like mblidh mendjen, permba emocionet e mos u be karagjoz. Ne kete pjes ja ke fut kot po kot fare, po mbron dicka qe nuk ka kuptim ta mbrosh ne kete koh. As nuk e shau e as e ofendoi. Po ti tani do te ngresh pluhur qe te mbulosh budallikun qe bere dje.

  3. ketej mire qe do ndiqej por kishte edhe nje gjobe prej 400 € , cfare jane keto idjotlleqe, ik vi masken edhe ste prek njeri me dore, Meta nuk shikon asnjehere gabimin e te tjereve kundrejt Rames nga qe jane eresuar syte nga urejtja ndaj tij, edhe del ne kontradite me regullat

  4. A e dini se sa i plas Metes per gazetarine e lire , demokracine, lirine e fjales , zhvillimin e Shqiperise etj etj etj .
    Ai thjesht nuk do te shkoje ne burg pas zgjedhjeve.

  5. Ketu media nuk ka. Jan te shitur e te blere me kohe .Punojn per padronet mafjoz me kohe te plote. Ndaj na kurseni te vjellat.

  6. Iliri dje kur pelliste, nuk mbante mask.
    Dhe del e ankohet qe pse qeveria nuk mer me shume masa per pandemin.
    Mos u merni me kete se ky eshte shume i fort, se eshte nga skrapari. Ne te tjeret nga krahina te tjera jemi frikacak.

  7. U solli Iliri ne pushtet ne 2013 se perndryshe do ta kishit pare me teleskop pushtetin.

    Tani qe po e dorezoni u ka kapur histeria, tmerri dhe ankthi nga humbja. Thesht nuk e merituat kurre.

    Nuk eshte fundi i botes humbja juaj thjesht do mesoni te punoni si njerez ne te pakten 8 vitet e arrdhshme dhe te vetepastroheni.

    Meta vepron tamam si burre, specie e zhdukur prej kohesh te Rilindja.

    Jeni verbuar nga pushteti por jashte zyrave te propagandes vlon zgjimi i ndergjegjes qyetare per mekatet tuaja dhe thjesht pritet dita e gjykimit per ju.

    Metes nuk i kane ngelur ndonjehere peng fjalet e veta. E thote e ben. Eshte i prere .

  8. Ilir Meta nuk i hyn ne pune as dreqit tani.
    Duket qe eshte ne panik. Ka frike eshte kaotik.
    Me kete sjellje kaq te cuditshme nuk di pse rri akoma ne Presidence! Cfare e lidh sjelljen e tij me ate ndertese.
    Te vjen keq kur e shikon ne kete gjendje. Nuk te vjen keq per Ilirin per per veten, qe shikon kush te ka drejtuar kaq vite, ke ke patur president kryeminister minister kryetar kuvendi.
    Eshte fatkeqesi qe keta njerez me nje nivel kaq te ulet ordiner kane qene aktoret kryesor te politikes ne kete vend. Ndaj ky vend shkon keq e me keq, e ky popull i robtuar.

  9. Në këtë aspekt, Ilir Meta ka dalë në rrugë më shumë se sa për t’i marrë vota Edi Ramës, për t’i marrë PD-së qejflijtë e dhunës dhe akteve të çmendura, të cilat u japin atyre ndjesinë e të qenurit të fortë dhe të gjallë.

    Dhe nuk është puna që më 25 prill ata të votojnë Metën në vend të PD-së, por më 26 prill ata të thonë “më mirë të kishim Metën, se sa Lulin në krye”, siç në fakt kanë filluar ta thonë që tani.

    Sali Berisha është dukshëm pas kësaj fushate Ai detyroi Lulzim Bashën të shkonte me tre orë vonesë dhe përtesë, tek zyrat e Sali Shehut, tek ish- FRD, të cilat kishte vite që i mallkonte si zyra të Bamir Topit.

    Sali Berisha ka bërë kujdes në kontrollin e listave të PD-së në zgjedhje, të eleminojë çdo kandidat të mundshëm për kryetar nga PD përballë Bashës, në rast humbjeje, përfshi dhe të padëmshmin Bujar Nishani.

    1. O Zot !
      Çfarë marrrëzishë të trasha ju pjell mëndja këtyre trafikantëve të drogës, militantë të karagjozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *