• |
ide | kryesore

Video/ Belica shënon, por Hoxhallari është magjik: barazim spektakël në derbi

-Instant, Sport, Video



Derbi i kryeqytetit mes Tiranës e Partizanit po nxjerr shkëndija në pjesën e parë me dy skuadrat që kërkojnë me cdo kusht fitoren: Tirana për ti dhënë vazhdimësi ëndërrës, ndërsa Partizani për të ndjekur kreun. E pikërisht të kuqtë shënuan të parët në minutën e 28, duke legjitimuar një impakt ndeshje të mirë. Mbrojtësi befasoi në zhvillimet e një goditje këndi, duke i dhënë avantazhin Dajës.

Por kënaqësia zgjati fare pak, sepse Hoxhallari shënon një gol magjik me goditje dënimi, duke befasuar Hoxhën në shtyllën e dytë. Në minutën e 38 mbrojtësi i Tiranës lëshon një të majtë të pakapshme që përfundon nën kryqëzimin e shtyllave, duke lënë barazimin në fuqi pas 45 minutash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *