• |
ide | kryesore

Aksident në Maminas, automjeti përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme në Maminas. Policia njofton se një qytetar ka përplasur një një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar. Personi që ngiste motoçikletën ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon në drejtim të gjirit të Lalzit dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *