• |
ide | kryesore

Champions/ Real akoma me mungesa, Atalanta shpreson: City pret vetëm fundin e ndeshjes me Gladbach

-Instant, F1, Sport



Katër skuadra do të sfidohen të martën për dy vende në cerekfinale të Champions League, me favoritët e mëdhenj Real Madrid e Manchester City që kanë edhe avantazhin e fitoreve të parë, por që sidomos për Blancos mund të mos mjaftojë. Ndeshje delikate, që nuk përjashtojnë surprizat, duke parë edhe mungesat që Zidane ka për këtë ndeshje.

REAL MADRID – ATALANTA
Real ka një avantazh të rëndësishëm për përplasjen nw Madrid, duke patur parasysh fitoren 1-0 të 24 shkurtit, me golin e vonë të Ferland Mendy. E megjithatë Zidane duhet të bëjë sërisht pa shërbimet e Dani Carvajal të dëmtuar, ndërsa Alvaro Odriozola, Marcelo e Mariano Diaz nuk do të jenë gjithashtu të gatshëm. Problem për merengues do të jetë skualifikimi i Casemiro, për shumë kartonësh të verdhë, gjë që do të thotë se Federico Valverde mund të luajë në krah të Luka Modric e Toni Kroos në mesfushën me tre. Sergio Ramos u rikthye në fushë nga dëmtimi kundër Elche dhe duhet të luajë përsëri, por Eden Hazard mendohet të jetë mes zëvendësuesve me Marco Asensio e Vinicius Junior në mbështetje të Benzema. Atalanta nuk do të ketë në dispozicion Hans Hateboer që ka pësuar një frakturë në këmbë, ndërsa Freuler është i pezulluar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e parë. Duvan Zapata duhet të jetë përkrah Muriel në sulm, ndërsa Cristian Romero duhet të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

MANCHESTER CITY – M.GLADBACH
Më i sigurtë duket City i Guardiolës. Golat e Bernardo Silvës e Gabriel Jesus në fitoren 2-0 të ndeshjes së parë kundër Monchengladbach e kanë bërë që anglezët të suportojnë edhe një humbje me një gol diferencë. Për këtë ndeshje, tekniku spanjoll i ka të gjithë lojtarët. Në mbrojtje duhet të rikthehet muri me katër lojtarë, por Stones pasi tregoi aftësitë e tij shënuese në Premier, është i favorizuar ndaj Laporte. Kanë qendruar plotësisht pushim në ndeshjen e fundit Raheem Sterling, Kevin De Bruyne, Riyad Mahrez e Ilkay Gundogan, pikërisht për këtë ndeshje. Në kampin tjetër, dy lojtarë të Monchengladbach, titullarë në ndeshjen e parë – Ramy Bensebaini e Christoph Kramer – janë të dëmtuar dhe nuk priten të jenë në ndeshje. Gjithësesi ka pak më shumë optimizëm për Bensebaini, por Rose nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë lojtar, duke i dhënë prioritet Bundesligës. Kështu Oscar Wendt e Denis Zakaria do të jenë në fushë, ndërsa nuk është ende i sigurtë vendi i Lazaros në të djathtë të sulmit.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND OF 16
21:00 Manchester City ? – ? Borussia Moenchengladbach
21:00 Real Madrid ? – ? Atalanta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *