• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 553 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka shpërndarë të dhënat e fundit sa i takon situatës së Covid-19. Sipas deklaratës, në 24 orët janë regjistruar tetë viktima nga koronavirusi në vend.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se u identifikuan 553 raste të reja aktivë me Covid-19, pas ekzaminimit të 3.649 testeve. Ndërkohë që janë regjistruar si persona të shëruar  534 prej tyre, derisa raste aktive janë 11.063.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *