• |
ide | kryesore

Açka e revoltuar me Ramën: Qytetarët e zakonshëm nuk duan të dëgjojnë dërrdërrollogjinë e tij të dalëboje

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate për deputete në radhët e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ka reaguar në rrjetet sociale kundër kryeministrit Edi Rama dhe etiketimeve fyese të tij.

Açka duket se është prekur prej përdorimit diferencues të fjalëve të kryeministrit Rama, i cili i referohet me “të tjerët” mbështetësve të opozitës. Açka shprehet se Partia Socialiste kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë, si dhe duke përdorur instrumenta të pabarabartë për të arritur synimin final, që është fitorja.

“Kryeministri që nuk e di se “të tjerët” janë qytetarë të tij. Dy fjalë nga një “turiste” e shtëpisë së vet.

Mbrëmë takova një mik të vjetër që jeton në zemër të kalasë së Elbasanit, me të cilin kam një jetë që njihem. Mëngjesin e “Ditës së Verës”, më shpjegoi ai, nuk i ishte lejuar të ecte në rrugicën e tij, pasi aty do të kalonte kryeministri. Edhe sot nuk ishte aq e lehtë të ecje nëpër Elbasan, pasi mbase, i pakënaqur nga “Dita e Verës”, Kryeministri ynë ia behu edhe sot në Elbasan, dhe sërish për të derdhur çartjen që e ka zënë prej kohësh gjatë rrugës për te Dita e Pranverës Shqiptare. Tha mes të tjerash, se ne “të tjerët” ishim aq të dëshpëruar, sa ishim kthyer në klitharakë që po trazonim rrugën e tij aq të ndritur, për të cilën shqiptarëve u duhen vetëm sy për ta parë. Dhe elbasanasit në fakt kanë sy për ta parë!
Unë dua të jem shumë e sinqertë me të dhe t’i them se me atë çfarë kam parë e dëgjuar e prekur nëpër Elbasan, të dëshpëruarit e vërtetë janë mijëra qytetarë të zakonshëm që nuk duan më të dëgjojnë dërrdërrollogjinë e tij të dalëboje; të dëshpëruarit e vërtetë janë “skuthat e tij të errësirës”, të cilët gjurmojnë hap pas hapi militantët demokratë dhe të tjerë qytetarë që u është fokur shpirti nga shkatërrimi që i ka bërë qytetit pushteti i tij dhe zarët e tij lokalë; të dëshpëruarit e vërtetë janë skuadrat e tij që dhunojnë dhe shkelin ligjin duke kërcënuar zyrat modeste të partisë opozitare, ku militojnë qytetarë të thjeshtë që meritojnë mbrojtjen nga ligji dhe shteti i tyre; të dëshpëruarit janë skalionet e tij që pasi i kanë siguruar me ligj mbylljen e opozitës me orën policore, dalin dhe bëjnë fushatë në orët e natës, pa pyetur për Covid e Ligj; i dëshpëruari i vërtetë është ai vetë që ende nuk e ka kuptuar se pyetjen që ia drejtoi sot opozitës “Se çfarë mund t’i ofrojë Shqipërisë?”, në të vërtetë duhet t’ia bëjë vetes dhe tarallakëve dhe banditëve rrotull tij.
Çfarë mund t’i ofrojë më Shqipërisë kryeministri ynë? Çfarë mund t’i ofrojë Elbasanit dërgata e tij, veç shkatërrimit të plotë të qytetit, shkatërrim që çdo qytetar e ka fare të qartë. Qyteti i Elbasanit është tani një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij, është një qytet i tulatur nga dora e dhunshme e emisarëve të tij, është një qytet i fyer nga inferiroriteti dhe denbabadenëria e drejtuesve të tij butakë.
Lumi i vrerit ndaj opozitës, ndaj koalicionit të saj me partitë e tjera në Alencën për Ndryshim, vetëm e nderon opozitën dhe i shpjegon thjesht çdo shqiptari se sa i shqetësuar është kryministri i tij, por edhe përse është kaq i shqetësuar kryeministri i tij. Gjuha e tij nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili ka detyrë politike të bëjë zgjedhje të ndershme dhe detyrë historike të mos e bëjë më Shqipërinë lajm në gjuhë të huaj për guerrile që vjedhin vota dhe qeverira që vijnë në pushtet si hajdutë të vendimit të popullit të vet, duke shkelur çdo princip, çdo ligj, çdo moral, çdo kod e kusht qytetarie. Doni shembuj, ja një fare i thjeshtë. Në cilin ligj është mbështetur vendosja e këtyre reklamave të partisë në pushtet në këtë objekt shtetëror në Belsh?”, shkruan shkrimtarja Flutura Açka në rrjetin social Facebook.



7 Comments

  1. Me keqja c’eshte ?
    O kij meshire dhe mos kerko ta gjesh
    Dhe mos i shiko njeriut zemren
    Se brenda ferrin do ti gjesh

    E kujt me mire se KM-se tone do ti shkonin per shtat keto vargje te poetit te madh Anglez?

  2. E paske mprehur me ne fund sensin politik te penes, sepse e fillove me nje derdellitje pa sens ne takimin me Bashen per dite vere, e vazhdove me nje ftese pa sens per Evis Kushin qe nuk ka ne dore te beje as luften e as paqen, si dhe me nje interviste qe ne sensin politik ishte shterpe. Tani, minimalisht po e perdor efektivisht talentin qe ta njohim per te krijuar neologjizma me bashkime fjalesh.

    1. Flutura moj Flutura. Ti e njeh mire Ramen.
      Por dhe une takova nje fshatar, ne zemer te fshatit, qe nuk behet kurre qytetar, i cili me tha:
      Basha…!!!??? Jooo.
      Ku shkelqeu? Ne rrugen e Kombit. 230 milion euro, akuze nga prokuroria e Berishes.
      Minister i jashtem- Pazar me detin, e shiti.
      Minister i brendshem-. Kater te vrare ne proteste.
      Kryetar bashkie- Aa, vetem ketu nuk beri asgje.
      Ka bere vetem nje gje. I jep byrek me gjize NAMUTIT, dhe ai si budallai ma i madh ne kte portal ben komente. 10 komente, nje byrek…

      1. Yp xhixhi.kuc komunist i mallkuar.djall mavi.paske degjuar nje fshatar ti mi halesh.25 erdhi e njerez si flutura i duhen ketij vendi e jo bythjashte e bythqira.

  3. Sado i humbur te jete ai fshatari imagjinar cudi mos e kete kaluar te pakten nje here kufirin e BE si njeri ne kete dekade.
    Mos eshte po i njejti qe i shtrengoi doren pa i vjedhur oren Bushit kur deklaroi anetaresimin ne NATO dhe pavaresine e Kosoves? Zot na ruaj te jete nga Kukesi a pertej se dikush i rrenoi bindjen e nje jete qe Tirana nuk eshte me larg se Parisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *