• |
ide | kryesore

U vendos i 19-ti në listën e PS, Majko: Do të largohem nga politika nëse nuk rizgjidhem deputet

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko për herë të parë pas 30 vitesh pjesë e Partisë Socialiste, rizgjedhja për të shtatën herë si deputet është i kushtëzuar nga renditja i 19-ti në Tiranë.

Nuk ka dyshim se kur të vjetërit e socialistëve ngritën kartonin jeshil në parlament për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit me lista pjesërisht të hapura nuk e kishin menduar se do të ishin pikërisht disa prej tyre, që do të liheshin jashtë fitores së sigurt të mandatit të deputetit, raporton Vizion Plus.

“Pritshmëria ime ka vetem një gjë tani, të punojë për fitoren e Partisë Socialiste. Nëse Partia Socialiste kalon ne opozitë, mandati im si deputet nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe. Po nuk punova për njerëzit e mijë nuk besojë se jam i aftë të punoj për veten time”, tha Majko.

Pas pastrimit të parë të listës nga Edi Rama me lënien jashtë të disa socialistëve, ish ministra apo me mandat deputeti, shndërrimin e drejtuesve të qarqeve dhe politikanëve të karrierës, si vetë Pandeli Majkon, Fatmir Xhafën apo Mimi Kodhelin, në makineri prodhuese votash, Ministri i Diasporës thotë se është sakrifica për mandatin e tretë qeverisës.

“Nuk mund ta bënim duke qëndruar në krye të listës dhe duke vendosur disa të rinj të panjohur për elektoratin socialist duke iu thënë që tani votat do t’i mblidhni duke votuar për ta, ne të tjerët por rrijmë dhe po ngrohemi në zjarrin e votave të atyre që do të jenë në vijën e zjarrit. Bën një diferencë me listat dhe mënyrën si do të mbledhi votat opozita”, deklaron Majko.

Për 25 Prillin, Pandeli Majko e më së shumti shokët e tij të partisë kundërshtarët janë dy, ai brenda llojit dhe Partia Demokratike me aleatët e saj.

“Ka edhe me keq, po të shikoni listën e Partisë Demokratike, ata duhet të mbledhin vota edhe për kryetarët e partive të tjera. Sado luftë brenda llojit të ketë, votat do të shkojnë në drejtim të Partisë Socialiste dhe jo të ndonjë partie tjetër. Demokratët duhet të punojnë për të tjerët dhe pastaj për veten”, shprehet Majko.

Nga Edi Rama i është kërkuar që të udhëheqë fushatën e 25 Prillit për Tiranën nën organizmin e drejtuesit politik, kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

“Do të jem pak më i tërhequr pasi në qoftë se unë do të bëjë fushatë në çdo njësi, ndiej që kam një lloj konklikti interesi pasi edhe unë jam kandidat”.

Objektivi i socialistëve për Tiranën është 20 deputetë. Si rrezik mazhoranca nuk sheh opozitën e bashkuar, por votuesin e zhgënjyer.

“Ajo për të cilën po punojmë dhe që e shikojme si problem janë njerëz të mpirë nga tetë vite në pushtet të PS-s apo të mbingarkuar nga ndonjë padrejtesi  në marrëdhënie me administratën shqiptare. Po perpiqemi të jemi të kujdesshëm që për shkak të kësaj mërzie nuk është se ia japin votën opozitës por do të zgjedhin të mos votojnë. Nëqoftëse PS e rrezikon, nuk është opozita sado që ajo të bashkohet e të vendosi kryetarët e partive në vende të sigurta, është votuesi i mërzitur, le ta quajmë kështu, apo i paplotësuar nga vitet e qeverisjes socialiste, të zgjedhi mos të votojë, ky do të ishte rrezik potencial”.

Deri në ditën e zgjedhjeve, parashikimi i Ministrit të Shtetit për Diasporën është një fushatë  e egër, jo vetëm në ligjërime.

“Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse kush do të fitojë do t’i marrë të gjitha, kush do t’i humbasë do t’i humbasë të gjitha”.

Të vetmen gjë që nuk e ka parashikim, por të vendosur, është e ardhmja nëse nuk rikonfrimohet në karrigen e deputetit.

“Padyshim do të fillojë një jetë tjetër. Kam dy diploma, që besoj janë të mjaftueshme për të vazhduar përpara”.



20 Comments

  1. Si do te na zere gjumi neve nashi…. nashi qe pas 30 vjeteve qe na u bere barre si deputet?
    Kujt do t’ia paguajme parate qe ti i ke merituar?
    Mjere ne!

  2. Eh o Pando. Per 30 vjet e hengre qyl, drejt nga bankat e shkolles e ne thelat e politikes pa e

    djersitur kurre ballin, pa i vu ne praktike nje here te vetme ato njohuri modeste qe more per

    mekanike, pa e vrare kurre mendjen nga vine ato para qe te mbajne ty qe nga viti 91 ne

    pellembe te dores. Kur hyre ti ne politike ishe fare i ri, nuk iu ndave asaj edhe pse je thinjur

    ne qylhane, ndersa ata qe kane lindur kur hyre ti ne politike tani jane 30 vjecare ose ne emigra

    cion ose gati valixhen per te ikur sepse ju dhe shume si ju keni marre ato poste sikur ua ka

    lene babai dhe nuk i leshoni deria sa ta beni kete vend te pajetueshem.

  3. Vetem nja 200 metra eshte rruga ” Marko Bocari ” perballe FSHZH . U shkaterruan trotuaret dhe rruga nga ndertimet.
    I derguam ankese Majkos dhe se cau koken njeri. U rregullua vetem trotuari ku ndertoj pallat Luan Bregasi pallat.
    Cfare i kushtonte ketij deputeti medioker qe te nderhynte te bashkia dhe ta sistemonte kete rruge ?

  4. Mos cfare lami i trishtueshem, po iken nje politikan me mendje brilante per nivelin e kopshtit qe e don administraten publike me militantet e PS, qe do na bente tynelin nenujor e perla te tjera prej shejtan budallai.

  5. Bo bo bo çdo na bësh more Pandi.Po ty partia dhe udhëheqësi mezi të kanë more!!!Aman mos e bëj këtë punë!!!

  6. Ju qe komentoni ketu jeni 3 veta, jo me shume, por edhe Majko eshte i keq?aman se mos na i krahasoni me Lulin pederastin edhe Berishe kelysh komunistin, qe ropen shqiperin edhe popullin

  7. Ti ke ikur me kohe nga politika. Se ke ke pare qe je bere lolo me Kryetaret e partise tende. Ti vetem pluskon ne politike dhe merr qysh ato rroga e ata tenderat e ministrise. Ja late PSne Rilindjes, dhe mjafton kjo qe te ikesh nga politika, madje para zgjedhjeve. Pandi ik, se si duhesh gje njeriu.

  8. Pyetjes se mesiperme te Agronit gjoja si retorike po i pergjigjem : Po Majko eshte i keq. Dhe eshte

    i keq jo vetem se ka zene nje vend ne sferat me te larta te politikeberjes dhe vendimmarrjes prej

    30 vjetesh, jo vetem se ka hyre direkt e ne politike dhe po del (ne dalte) me thinja pa e ditur ceshte

    puna, ceshte lodhja dhe djersa, pa e ditur dhe pa e vrare mendjen se nga vijne ato para qe i mbajne

    ate dhe shoket e tij medioker me gjithe te mirat e kesaj bote, por ne radhe te pare se ai dhe shume

    si ai per te ruajtur ato privilegje, jo vetem nuk kane kundershtuar por kane mbeshtetur politikat dhe

    vendimet e mbrapshta te Km-se. Ai me perheredakortesine e tij u be mbeshtetje e korrupsionit

    qeveritar, e bashkeqeverisjes me krimin, e dhunes ndaj ndaj protestuesve, e gazit lotsjelles mbi

    te miturit per ti nxjerre nga shtepite, e prishjes se mijerave banesave ne menyre selektive, e

    burgosjes se dhjeteramije qytetareve per pamundesi te pagimit te faturave te energjise, per vjedhjen

    e zgjedhjeve, per shpopullimin e vendit, per diferencimin e njerzve per sherbimet publike ne varesi te

    perkatesise politike, per shperndarjen preferenciale te fondeve publike mbi baza krahinore, per

    diskriminimin ne perfaqesimin ne administrate dhe vendimmarrje politike te njerzve me prejardhje

    nga veriu, per varferimin e tejskajshem dhe gjendjen e pashprese qe i katandisi shqiptaret regjimi ku

    ai ben pjese. Eshte i keq sepse Shqiperine ku e katandisi rilindja dhe KM-ja gjate ketyre 8 vjeteve

    ne nje Shqiperi te mjere, te zymte e te pashprese ai e shikon nepermjet syzeve te KM-se, te Ahmetajve

    te Beqave, te Gjiknureve, te Maznikeve e sojsorollopeve te tyre dhe i duket edhe atij e buzeqeshur.

    majko eshte si pjestar i nje bande vjedhesish e plackitesish qe edhe pse nuk vjedh e plackit vete

    ulet ne nje tryeze me plakitesit .

  9. O agron fshatari qe te duket tirona si londra. Edhe ti si pandi!? Prandaj ben qejf pandi budallai sa ka loqet mbrapa si puna jote o fshatar pa toke.
    Ne pidh te semes pandi eshe ti.

    1. Ore une londren e shikoj si te keme qejf, po ju lepurushat e fushes qe keni dale ne male me duket se nuk e keni ditur realitetin, majko mund te jete i kohes se komunizmit, por i drejte, edhe nuk e mohon, Po berisha qe eshte me kelysh komunisti se ata qe jane komunista, na u be demokrat?
      Prandaj mos e shani per ate qe nuk eshte pavaresisht i kujt kohe eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *