• |
ide | kryesore

E trishtë/ Humbin jetën nga koronavirusi 21-vjeçarja dhe gruaja shtatzënë në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit


Dy qytetare: një 21-vjeçare dhe një tjetër 41-vjeçare kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas infektimit me koronavirus. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. Sipas saj, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese. Ndërsa, 41 vjeçarja ishte shtatzënë, si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla për Telegrafin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *