• |
ide | kryesore

Frikësohet Gjermania: një lojtar i kombëtares pozitiv me Covid, priten rezultatet e tamponeve

-Instant, Sport



Futbolli vazhdon të përballet me situate të pzakonta që mund ti krijojnë vështirësi ta pamenduara skuadrave, edhe përpara ndeshjeve. Kështu është rasti i Gjermanisë, që tashmë duhet të administrojë situatën me covid 19. Një lojtar nga ekipi kombëtar gjerman ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe lajmi është konfirmuar nga Federata Gjermane e Futbollit, por pa specifikuar nëse ngjarja do të ketë pasoja në ndeshjen e sotme kundër Islandës në Duisburg.

Sipas gazetës Bild, lojtari pozitiv është sulmuesi i Mönchengladbach, Jonas Hoffmann (dy paraqitje me Panzerat). “Lojtarët janë të izoluar në dhomat e tyre,” raportoi Bild në mëngjes. “Lojtarët ka shumë të ngjarë të ritestohen” para fillimit të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2022 (20.45). Tani diskutimet janë duke u zhvilluar me autoritetet lokale të shëndetit për të përcaktuar se çfarë të bëhet më tej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *