• |
ide | kryesore

Shpëtoi kolegët, 33-vjeçari ende i bllokuar në magazinën ku vijon zjarri

-Instant, Lajme, Të fundit



Arjan Sala ishte në krye të detyrës kur ra zjarr në magazinën e nëndheshme të qendrës tregtare, afro dy ditë më parë.  Prej dy ditësh nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit. Siç është bërë e ditur nga punonjësit e tjerë ka qenë i riu që arriti të shpëtonte disa persona kur ra zjarri në magazinën e qendrës tregtare, por vetë mbeti brenda.

Ndërkohë që policia ka sjellë një informacion zyrtar me pak të dhëna, mësohet se Prokuroria ka nisur një hetim për ngjarjen. Familjarët e punonjësit të sigurisë,Arjan Salaj në lot e dhimbje kërkojnë nga shteti të shpejtohet me kërkimet për gjetjen e tij, teksa pretendojne se zjarrfikëset nuk kanë mjetet e nevojshme për të neutralizuar zjarrin. Gjatë daljeve publike familjarët kanë bërë apel që në vendin e ngjarjes të shkojnë Forcat e ushtrisë me mjete më të specializuara.

Mësohet se Sala është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël gjithashtu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *