• |
ide | kryesore

Basha takon qytetarët në Tiranë: Votoni nr. 9, biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona

-Instant, Lajme, Të fundit


Lideri i opozitës Lulzim Basha, përshkoi në këmbë disa nga rrugët e kryeqytetit duke e nisur nga njësia nr. 2, tek rruga e Elbasanit dhe më pas në zonën e Pazarit të Ri nga ku bisedoi me biznese dhe qytetarë që shprehën shqetësimet e tyre sa i përket problemeve me taksat dhe pronat. Ai gjithashtu u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme. Basha i kërkoi atyre të votojnë nr. 9 për ndryshim në 25 Prill, pasi ai do bëjë gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët.

Basha akuzoi mazhorancën se për votën emigrantëve e pamundesoi ajo me hile. Një prej qytetarëve i tha Bashës se kishte ardhur nga Gjermania përta votuar, teksa lideri demokrat siguroi se së shpejti emigrantët dhe shqiptarët e diasporës do të mund të votojnë në mënyrë elektronike.


1 Comment

  1. Pak ditë më parë, Rrushaj postoi në profiling e tij në Facebook një video ku promovon sportin, në një prej hapësirave që Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie e kishte përcaktuar për ndërtim pallati, kurse Veliaj e shpronësoi dhe e ktheu në fushë futbolli për komunitetin.

    Rrushaj nuk është ndalur as sot, kur ka publikuar disa foto në një fushë volejbolli te Njësia 4, edhe ky një terren sportive i rehabilituar nga Veliaj. Veliaj e ka thënë edhe më herët se terrenet sportive dhe hapësirat publike po krijohen që të përdoren nga të gjithë, si të majtët, edhe të djathtët. Por, PD-ja ka shkuar edhe më tej, investimet e Veliajt i përdor edhe për xhirimin e spoteve publicitare.Bravo lulzime po promovon investimenti qe Bashkia ka bere qe diten qe u largove ti o lulzime salih BBasha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *