• |
ide | kryesore

Sërish rritje të rasteve të reja në Kosovë, 8 pacientë humbin betejën me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Rastet e reja ditore në Kosovë janë rritur sërish. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 489 raste pozitive me Covid-19. Ndërkohë 8 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në vend, në 1.934. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

745 pacientë janë shëruar ditën e sotme ndërsa  14.020 persona mbeten ende aktivë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *