• |
ide | kryesore

Vrasja e Behar Sofisë/ Apeli lë në qeli të akuzuarin për organizator

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sofia



Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

Vathi kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ja rrëzoi kërkesën. Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria.

Ndërkohë 3 të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë. 24 vjeccari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja e Sofias në 25 shkurt.

Deri më tani burime nga  prokuroria e kryeqytetit thonë qe  nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Ndërkohë akoma nuk është vendosur nëse dosja do të kaloj për hetime të mëtejshme në SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *