Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur kupolën e Policisë së Shkodrës për vrasjen e Bardhok Pllanajt 2 ditë më parë gjatë një atentati. News 24 raporton se në fokus të takimit janë hetimet për vrasjen e Planajt. Policia e Shkodrës deri më tani nuk ka identifikuar apo kapur asnjë autor deri më tani për atentatin me 120 plumba automatik ndaj 46-vjeçarit. Bardhok Pllanaj njihej si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shkodër, teksa vite më parë iu sekuestrua një pallat 10-katësh me vlerë 10 milionë euro./ BW
Vrasja e ‘Kumbarit’, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e Policisë në Shkodër
-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/Ardi-Veliu-2-768x512.jpeg)
Per cfare i mbledh o Ardi? Mire ja kane bere nqse eshte kriminel apo je shqetesuar kush ka vrare mbeshtesin e PS ?