• |
ide | kryesore

Braktisën PS dhe i bashkohen Partisë Demokratike, Basha pret në zyrë dy funksionarët socialistë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike. Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit të tyre bregdetar të Durrësit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos shesin votën. Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit, Ardit Kërtusha është shprehur se qyteti ka mbetur peng i interesave të Dakos.  Sipas dy funksionarëve e tërë kjo situatë ndodh sepse PS ka etje për pushtet me dhunë.


10 Comments

  1. hahaha, ca lajm kari, er fushaten e bashes. ca do me tregu, qe po mbledh ca bythlepires pa shtyll kurrizore? ja ky eshte elektorati gri, hahahaa, o cu kenaqem me kete estrade. ketu eshte ber barcalet politika, vec se ka kosto per popullin dhe nuk te qeshet me keta majmuna hipokrit, pa ide, pa parime, pa asgje, thjesht populista portunist e sundimtar matrapaz. rend fare

  2. Naco dhe Koka….e njejte.me rradhe asht kjo pune, dy ikin dhe dy tjere vijne’
    Politike alla Albanistan.

  3. PO SI VONE JENI MORE DJEM PASI VANGJUSH DAKO KA VITE QE E KA MARRE DURRESIN PENG. EDHE RAMA QE E MBESHTET KA PJESEN E VET POR JU NUK JU KUPTOJ ME KETE LEVIZJE…. PO KU ISHIT ME PARE O DERDIMEN?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *