• |
ide | kryesore

“Rama të vijë të tregojë programin”/Basha-fermerit: Subvencionet do t’i bëjmë ne realitet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një fermer në Divjakë. Basha ka bashkëbiseduar me fermerin në zetor, duke e shoqëruar atë në tokat bujqësore, teksa është njohur me shqetësimet e fermerit. Ky i fundit ka pranuar se subvencionet i duken ëndërr pasi në këto 8 vite qeveria nuk i ka mbështetur.

Basha i ka thënë se Rama ka dështuar në qeverisjen e vendit dhe bujqësia është një nga fushat që e ka ndjerë më së shumti keqmenaxhimin e qeverisë. Kur fermeri ka pyetur pse Ramës nuk vjen që t’i tregojë  programin e PS-së,  Basha ia kthehu menjëherë përgjigjen se kryeministri nuk bën dot debat me ata që quhen ‘Lulzim’.

 


1 Comment

  1. Imeraj tha se sulmet e Bashës janë personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

    “Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë.”- shkruajti kryeprokurorja e Tiranës.

    Ndërkohë në një reagim pas emisionit, Imeraj shtoi se presioni karshi një prokurori është vepër penale.

    “Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *