• |
ide | kryesore

Justifikimi i Ramës: Biseda e Beketit me Ëngjëll Agaçin u nxor nga konteksti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Është bisedë e nxjerrë nga konteksti”. Ky ishte justifikimi që Kryeministri Edi Rama dha për bisedën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti e cila u përmend në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit si një një nga arsyet e humbjes së çështjes nga qeveria shqiptare. Në atë bisedë Becchetti kërkonte llogari se pse sulmohet ndërsa Agaçi i thotë se nuk duhet të sulmojë qeverinë.

“Bëhet fjalë për një televizion që nuk kishte ndonjë fushatë të madhe ndaj qeverisë. Një bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit. Po të na nxirrnin ne pjesë nga biseda këtu kushedi çfarë do të bëhej.

Ai vendim është marrë, por ai ato para nuk ka për t’i marrë kurrë. Ai do të paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe nuk do t’i paguajë një për një nga ana mediatike, por gjyqësore. Unë jam nga ata që nuk kur them çfarë nuk do të lejoj të ndodhë, këtë nuk e luan topi.

Se si do ta bëj këtë nuk e them sepse kjo është pjesë e strategjisë. 110 milionë eurot ai marifetçiu i paskrupullt t’i harrojë. Ai ka arritur t’i marrë para edhe Deutche Bank dhe EMI, por ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuar gazetarë dhe moderatorë me rroga marramendëse. Ça opozitë i bënin atij shtetit…

Është një bisedë e nxjerrë komplet jashtë kontekstit. Gjykata kundër nesh? Absolutisht. Kjo nuk ka mbaruar. Edhe pse Saliu dhe Iliri kanë varur shpresat te një person që është në kërkim nga shteti shqiptar. do marrë ai lekë? Zero. Mbajeni mend” – tha Rama në emisionin “Të paekspozuarit”. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ai nuk do i marre kurre keto para te shqiptareve sepse do i marre nga parate qe Rama iu ka vjedhur shqiptareve. Por prape parate e shqiptareve jane

  2. Kjo eshte nje nga qindra mijrat e aferave te ndyra qe ke bere ne kurriz te shqiptareve.Beccheti do te mare 20%,te tjerat ti.edhe pak dite e nuk do ta shohim me fytyren tende te droguar.do te zgjohemi nga nje enderr e keqe.

  3. Nderkohe deri tani shuma qe iu eshte dhene studiove te huaja te avokatise i kalon 8 milion euro

    qe kane fluturuar nga buxheti i atyre njerzve qe per fatura 30 mije lekshe i degdise ne burg e

    shume nga ata edhe ne varr. Si i behet ketyre 8 milion eurove qe tashme kane fluturuar per mbrojtjen

    e atyre 110 milion eurove, apo do tua marresh edhe ato avokateve nderkombetare. Aaaaa, ndoshta

    po pret reformen ne drejtesi te arbitrazhit nderkombetar, ku ne kkrye te tyre te vije ndonje hetues

    i komunismit.

  4. O genjeshtar patologjik, ai do marre jo vetem 110, por edhe 10 milione te tjere per shpenzimet e gjygjit. Njeri toksik.

  5. Por unë nuk mendoj se rotacioni për hir të rotacionit është gjithmonë i shëndetshëm, veçanërisht nëse votuesit rrotullohen në një grup politikanësh si Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët ende nuk kanë larë ndyrësirat e korrupsionit nga fytyrat e tyre nga hera e fundit kur ata ishin në pushtet. Më duket komike dhe e egër që Berisha dhe Basha kanë ndërtuar dënimin e tyre për qeverinë ekzistuese mbi tre shtylla të korrupsionit, korrupsionit, korrupsionit, por pa dhënë ndonjë ide konstruktive për përparimin e Shqipërisë.

    Nuk e di në çfarë mase, nëse ka, qeveria Rama ka marrë pjesë në praktika korruptive pasi nuk kam prova konkrete që janë më shumë sesa mund të them për Sali Berishën. Ajo që di është se Berisha dhe unë kemi bashkëpunuar në largimin e qeverisë Nano nga pushteti dhe kam punuar me dëshirë me Berishën, sepse mendoja që Nano ishte i keq për vendin. Mos harroni, libri i lojërave të Berishës nuk ka ndryshuar. Atëherë unë kisha informacionin tim për Nanon, të cilin unë e di se është e vërtetë, por Berisha e rriti këtë informacion me të ashtuquajturën inteligjencë të tij.

    Afërmendsh, shumica e informacionit të Berishës bazohej në gënjeshtra të drejtpërdrejta dhe ai kurrë nuk ndoqi hetimet e ndonjërit prej atyre që akuzoi padrejtësisht për korrupsion,të gezuarit e salihut cecen masturbohen nga fjalet qe thote Qimi i salihut

  6. Problemi i ketij karit qe ne kemi koqeminister eshte se, pasi e ben mutin mullar i del e gjithe situata nga konteksti dhe perfundimisht nga kontrolli………. pasi muti mban ere dhe ere te keqe e te perlyen, e normalisht ka njerez qe nuk duan te mbajne copat e mutit ne duart e tyre. Ndjese per fjalorin por ky funderrine qe duhet te kaloje gjithe jeten e mbetur pas hekurave te burgut te ben te dalesh nga natyra njerezore dhe nga etika…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *