• |
ide | kryesore

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon shifrën e 3 milionëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në botë ka kaluar shifrën e 3 milionëve.  Sipas faqes së internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat lidhur me pandeminë, numri i të vdekurve në botë arrin në 3.000.243. Pandemia e Covid-19 më rëndë ka goditur SHBA-në ku deri më tani janë regjistruar 578.993 vdekje. Sipas numrit të viktimave, pas SHBA-së vijon: Brazili (365.954), Meksika (211.213), India (174.335), Britania e Madhe (127.191), Italia (115.937), Franca (100.073), Rusia (104.398) dhe Irani (56.538).

Ndërkohë, numri i rasteve me koronavirus në rang botëror ka tejkaluar shifrën 139.7 milionë, prej të cilëve janë shëruar mbi 118.8 milionë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *