• |
ide | kryesore

“Babi mos pi më, ç’ke me gruan e tjetrit”, Meta: Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka treguar se patronazhistët i ngacmojnë edhe pikën e dobët, vajzën e vogël duke i dërguar mesazhe në telefon.

“Patronazhistët më dërgojnë vajzën e vogël që e dinë se e kam pikë të dobët. Patronazhistët i thonë vazhdimisht vajzës “thuaji babit të qetësohet, ka pirë shumë, të ruajë figurën e presidentit”. Të ruaj unë figurën e presidentit kur të gjithë janë nën survejim, kur të gjithë politikanët janë nën survejim dhe u bëjnë shantazh. Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë për Republikën e Shqipërisë dhe për kombin tonë”, u shpreh Presidenti Meta në fjalën e tij.

Në nisje të konferencës për media, Presidenti publikoi sms të biznesmenit Erion Mane, sipas së cilit është gjobitur vetëm sepse ka postuar në ‘Facebook një foto të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Në Presidencë, biznesmeni ka publikuar bisedën me të cilin pretendon se është Blendi Gonxhe drejtori i DPSHTRR, në varësi të së cilit ishte dhe biznesi i tij si një agjenci turistike. Biznesmeni shprehet se ai është gjobitur me gjoba të njëpasnjëshme, vetëm për faktin se ka postuar foton me Kryemadhin dhe se prej kohësh është mbajtur në vëzhgim.



7 Comments

  1. Call Centeri’ i PD që quhet ndryshe si “byrektorja” me të rinjtë dhe të rejat që telefonojnë qytetarët gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse keta te fundit nuk ia kane dhene kurre numrin Partise Demokratike.

    Në fakt, e vërteta është që këta janë pikërisht ata të rinj të cilët telefonojnë çdo shqiptar në telefon duke ju thënë që duhet të votojnë Lulzim Bashën dhe pyetja që shtrohet është se kush ua ka siguruar të rinjve numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptar.

    Por kete Grida nuk e sqaron dot, ndaj inkurajon te rinjte qe te vazhdojne te bezdisin qytetaret me telefonata, pasi u kane vjedhur numrat e telefonit.

  2. O ti i paemer,nuk behet fjale per numra telefoni qe i gjen me “true caller” apo nepermjet njohjesh.
    Behet fjale per Numrin Personal (ID),qe eshte atribut vetem i Ministrise se Brendeshme ta menaxhoje.
    Drejtori i nje Banke iken ne burg po ta beri publik.
    Drejtori i nje Operatori tel. iken ne burg po ta beri publik.
    Ju kelysha bushtrash ku i gjetet keto ID?
    Race e ndyre,spiunash!

    1. Po i gjetem patronazhistin apo patronzhistet mjer ata cfar do ju beje populli me mire le te heqin dore dhe te kerkojne falje popullit qe te fajsohen vetem ata qe e kane kurdisur keshtu demi do ishte dhe me I vogel per ndryshe do marre keq puna

  3. Po i gjetem patronazhistin apo patronzhistet mjer ata cfar do ju beje populli me mire le te heqin dore dhe te kerkojne falje popullit qe te fajsohen vetem ata qe e kane kurdisur keshtu demi do ishte dhe me I vogel per ndryshe do marre keq puna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *