• |
ide | kryesore

Gjykata i vendos masën ‘arrest me burg’ Talo Çelës, i përfshirë në disa ngjarje të rënda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Beratit ka caktuar “arrest në burg” në mungesë për Talo Çelën, i dyshuar për atentatin ndaj Irfan Azizit.

Mësohet se dosja hetimore ndaj tij pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllanë, Bujar Çelën.

Babai i tri vajzave, 62 vjeç, u qëllua me mbi 10 plumba nga tre persona, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin veshur uniforma policie.

Dyshimet e para të Policisë ishin se Bujar Çela mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj vëllait të tij, që është në kërkim për vepra të rënda penale. Kjo pistë është ngritur thonë burimet, pasi 62-vjeçari nuk njihet si një njeri problematik në zonë apo të jetë përfshirë në ngjarje kriminale, përveçse punonte si taksist në të zezë.

Sakaq, kujtojmë gjithashtu se vitin e kaluar, më 7 korrik 2020, Policia e Shtetit vendosi si shpërblim 10 mijë euro për qytetarët që japin informacion për Talo Çelën, lidhur ne banues në Elbasan.

Sipas Policisë së Shtetit, ky person është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi është i lidhur me një sërë ngjarjesh kriminale ende të pazgjidhur.

Sipas Policisë Talo Çela “është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia”.

Policia premtoi se “Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro”.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim””.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *