• |
ide | kryesore

Meta në Elbasan: Situatë kritike para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se situata në vend është kritike para zgjedhjeve të së dielës. Në një intervistë për mediat lokale të Elbasanit, Meta tha se ky qytet është një nga më problematikët.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë në mes të një qyteti si Elbasani, në mes të ditës, ku njerëz që dalin nga një furgon që ka logon e Partisë Demokratike, kanë përdorur armët e zjarrit dhe kanë marrë jetën e një personi, si dhe është tentuar marrja e jetës e 4 personave të tjerë. Kjo është ngjarja e Elbasanit sot.

  2. Dy makina pa targa me kriminela te Ps te armatosur dhe me para dhe kartanjoftimi per blerje vote kapen ne flagrant per krim zgjedhor.Pa me te voglin siklet dhe ne prani te policise qellojne njerezit te shtabit te Pd.Plagosin dy prej tyre.Reagon ish polici i Reneas nje profesionist per tu perballur me ta.Reagimi i tij shmangu nje perkeqesim te metejshem.Keqardhje per personin qe humbi jeten por cdo gje u be per vetmbrojte.Ish ushtaraku pastaj u dorezu komandantit te tij qe e njeh mire.Kjo pra eshte Rilindja qe shkakton zullumin dhe akuzon te tjeret.

  3. e kapen dhe turkun qe blente vota per LSI o kokloqja i Cepanit As me vjedhje as duke derdhur gjak PeDja dhe LSI nuk vine kurre ne pushtet Njerzit e shofin kush jane keta neanderthale shpellash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *