• |
ide | kryesore

Rikthehet pas një viti mungesë: Fangaj i bashkohet Vllaznisë pas operacionit në gju

-Instant, Sport



Vllaznia e ka lënë pas tashmë goleadën ndaj Apolonisë, nga e cila mban me vete vetëm karikimin për tu përsëritur me një tjetër fitore edhe kundër Skënderbeut. Pas një jave vendimtare me kalimin edhe në finale të Kupës së Shqipërisë, lajmet e mira nuk reshtin për kuqeblutë. Kështu, pas një viti jashtë fushave, shkodranët rigjejnë Abdurrahman Fangajn, që ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar ditët e fundit të stërvitet me grupin. Mbrojtësi i djathtë kishte këputur ligamentet e kruciatin dhe i ishte nënshtruar operacionit në gju, por tashmë më e keqja ka kaluar dhe 23 vjecari është gati të bëjë rikthimin e tij. Natyrisht duhet ende punë për të parë në fushë Fangajn, por stafi teknik i Vllaznisë, shpreson ta këtë në dispozicion për finalen e Kupës, që do ta luajnë sërisht kundër Skënderbeut.

Në anën tjetër, pa asnjë lojtar të skualifikuar, Brdaric ka dilema vetëm për Imamin e Jonuzin që kanë kaluar probleme muskulare dhe nuk janë 100% të sigurtë për ndeshjen e të shtunës. E megjithatë, stafi mjekësor i kuqebluve po bën maksimumin për të rikuperuar dy futbollistët për një ndeshje tepër delikate, në të cilën gabimet nuk lejohen. Vllaznia është në ndjekje të Teutës e ka tetë javë për të provuar të kalojë hendekun e dy pikëve që e ndajnë nga vendi i parë, pa harruar edhe një finale që mund ti japë një triumph të paprecedentë në histori…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *