• |
ide | kryesore

Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas burgut të Fierit, ka përfunduar votimi edhe në burgun e Drenovës në Korçë, ku kanë marrë pjesë 275 të burgosur.

Në çdo burg është ngritur një qendër votimi, e cila administrohet nga komisionerë të jashtëm, jo staf i burgut, të cilët, kanë marr autorizim të posacëm të hyjnë brenda hekurave vetëm për këtë mision. Pavarësisht se ku kanë jetuar apo ku e kanë familjen, ata që vuajnë dënimet do të votojnë për kandidatët e qarkut ku ndodhet burgu.

Ndërsa votat do të numërohen jashtë burgut, në qendrën më të afërt me institucionin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *