• |
ide | kryesore

5000 shtetas të Kosovës u kritikuan pasi votuan në Shqipëri

-Instant, Paparazzi, Slider


Kryeministri Albin Kurti udhëtoi drejt Shqipërisë për të votuar për zgjedhjet parlamentare. Në fakt ishin 5 mijë kosovarë që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe votuan ditën e djeshme. Ky veprim nuk u prit mirë dhe madje pati një kritikë nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo e cilësoi këtë veprim të Kurtit si të papranueshëm dhe madje e krahasoi me ndërhyrjen që Serbia bën në Kosovë.

Sigurisht që këto kritika nuk u pritën mirë nga shqiptarët e Kosovës dhe aq më tepër krahasimi me ndërhyrjen e Serbisë. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu. Kjo e fundit kërkon nga shteti shqiptar që pajisen me pasaportë të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë të pajisen me një dokument që ju takon.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njëjtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, shkruan Rona në reagimin e saj.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *