• |
ide | kryesore

Rezultati/ Fatmir Xhafaj dhe Agron Shehaj “goditje” te njësia 10

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Pak orë pas nisjes së numërimit të votave, mëngjesin e sotëm në orën 08:10 u shpall rezultati i votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, ku fituese u shpall Partia Socialiste.

Nga një vështrim i renditjes së votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në njësinë 10, shohim se tek Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, kandidati që ka marrë më shumë vota rezulton Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërsa tek Partia Socialiste, në njësinë 10 kandidati që ka ‘triumfuar’ me më shumë vota është Fatmir Xhafaj që ka siguruar 2795 vota.

Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:

PD-AN

Lulzim Basha 492
Jorida Tabaku 286
Sali Berisha 238
Agron Shehaj 525
Oriela Nebiaj 469
Dashamir Shehi 355

Në total 4464

PS

Luljeta Bozo 195
Najada Çomo 67
Ogerta Manastirliu 281
Arben Ahmetaj 128
Etilda Gjonaj 103
Belinda Balluku 243
Etjen Xhafaj 272
Pandeli Majko 132
Mimi Kodheli 187
Fatmir Xhafaj 2795

Në total 5884


6 Comments

  1. Agron Shehaj shpjegohet lehte: ka ne dispozicion nje strukture te fuqishme marketingu, call-center, etj. dhe fuqi ekonomike si sipermarres (i paster) i suksesshem. Rezultati i tij (ashtu si edhe ai i Ori Nebijajt, figure e njohur publike e mediatike) brenda zgjedhesve te PD-se eshte i kuptueshem.

    Ai qe te tmerron, qe duhet ti tmerroje te gjithe, edhe votuesit socialiste eshte rezultati i Fatmir Xhafajt:
    drejtues i rinise se partise komuniste ne kohen e Enverit, socialist i gardes se vjeter, vella trafikantesh te denuar definitivisht nga drejtesia nderkombetare, etj. etj., Xhafaj eshte figure me shume me teper hije se drite ne profil, individ i koheve te turbullta te se shkuares, qe s’duhet te kete asnje lidhje me te ardhmen e shqiptareve ne shekullin 21.

    E pra ai rezulton me i votuari nga te gjitha palet ne gare, me plot 2.700 e kusur vota personale! Dhe kjo jo ne ndonje katund te thepisur e te harruar nga Zoti ne skutat e Laberise, por ne zemren historike, kulturore dhe intelektuale te kryeqytetit te shqiptareve!

    Kuptimplote fakti se Fatmiri ka marre brenda bashkesise socaliste plot 10 here me shume vota se Xhafaj tjeter ne gare, Etjeni, nje djale i ri, njeri i shkelqyer, i shkolluar ne universitetet me te mira nderkombetare, i afte e i perkushtuar.

    Ky rezultat eshte i hidhur shume; shume domethenes per nivelin e kalbjes morale dhe kulturore te krejt shoqerise sone!

    Mekat e gjynah bashke…

  2. Shkurt dhe qarte: shumica e shqiptareve kane shpirt skllavi…trishtim i madh.

    Pijini lengun Rilindjes, ne njeren dore kamzhikun dhe ne tjetren mesimet e Partise, populli i lumtur do shkoje nga fitorja ne fitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *