• |
ide | kryesore

Basha: Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha nuk e ka pranuar humbjen para PS duke thënë se ata kanë blerë votat dhe kryer shantazhe për të marrë fitoren.

Në fjalën e tij pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, Basha tha se ndryshuan rregullat dhe cilësuan shumë vota të pavlefshme. Nuk la pa komentuar pjesëmarrjen në votime të Tom Doshit duke thënë se është përfaqësues i krimit, i cili ka theksuar se me PS do të bashkëpunojë, ndërsa me PD kurrë.

Mbetet ende i paqartë qëndrimi i Bashës për këto zgjedhje ndërsa nuk bëri asnjë koment për Fatbardh Kadillin i cili ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD.

Lulzim Basha: Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anë e mbanë vendit dhe kudo ndodhen. A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim për Shqipërinë demokratike, për Shqipërinë evropiane? Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë, u deshën vite që të rrëzonim regjimin, por ia dolëm se jemi njerëz të fortë, jemi popull që beson tek demokracia. Beteja jonë për demokraci ka vijuar çdo cast anë e mbanë Shqipërisë. Besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë, do ia kthenim Shqipërisë demokracisë.

Kjo nuk mjaftoi se këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë, por me regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale, ata ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor duke thyer rregullat. Dhjetëra vota të pavlefshme, dy herë më shumë se diferenca mes palëve, miliona euro të hedhura për blerjen e votës. Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, përdorën kriminelët, shantazhuan duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale. Edi Rama bashkëpunon hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi.

Ai kandidoi përsëri dhe pavarësisht kësaj, sollëm një arritje të madhe për demokraci në Shqipëri. U bëmë më të fortë, jemi më të vendosur se kurrë kushdo që mendon se do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, do të luftojmë me gjithçka për demokracinë.



15 Comments

  1. Jo me perfaqsues po me kriminel dora vet se dhe vet eshte i till. Kete e di i madh e i vogel. Ashtu jeni meqe ra fjala te gjith.

  2. Po te kishit fituar do ishim duke degjuar sesi keto ishin zgjedhjet me te mira ne 30 vitet e fundit.

    Mjaft me keto justifikime idiotike se nu i ha kush me .

  3. Pirdh pirdh o Bashe, ik jep doreheqjen edhe lej te tjetet te vijn ne pd, pa rinovim nuk fitohet tirona edhe qytetet e jugut, epoka e pd se Saliut i ka ik koha, duhet nje formacion i ri si tipi i rilindjes

  4. Ti e ke ne rregull mer plak.
    Rri ne opozite. Asnje pergjegjesi. Leket e vilat shtohen.
    Kur ngel keq, prap nonji fjalim kunder oligarkeve.

    Nderkohe Rama ka mandatin e trete. Tos qorri do behet president. Fiton mandatin e katert derisa te bohet mbret.

  5. Kala Dibrançe me sterkembesha ,me grushta me shqelma,me vrasje,me manipulime, me shitje blerje votash,me kercenime dhe terror zgjedhje elektorale 2021 ne Albanistan.

    RROFTE DEMOKRACIA SOROSIANE

  6. Bo bo e siguroi Rama edhe mandatin e 4 tert,ky Basha qenka idiot i lindur,do te behet kryeminister me zor,hap krahun plako se e shkatrrove PDne…

  7. U kthyem ne nje vend nje partiak = komunist. Eshte fatkeqesi e madhe realishte e them si Socialist. Nuk ka asgje te mire kjo fitore viedhje e PS.

  8. O Lul merr pergjegjesi!
    Nuk o bihet fyllit gjithnje ne te njejten brime.
    Nga kush kerkon te te qaje hallin qe Rama fiton me kriminele?! Hap krahun o vella se nuk je per ate pune.

  9. Luli sapo eshte gritur nga gjumi o luli propoganda per vatimet u mbyll te premten te dielen u ben votimet sot eshte e mart esht e kot qe vazhdon te grish sallat.

  10. PD duhet te reformohet urgjentisht.Duhet te largohet Berisha,Basha,Paloka,Noka,Tritani dhe te vine figura te reja si Rudina Hajdari,Agron Shehaj dhe figura me eksperience te paperlyer si Bamir Topi,Jozefina,Patozi,Majlinda Bregu.Nuk mund te vazhdohet me keshtu.Populli eshte shume i lodhur nga Rama por kur shikon alternativen perballe nuk reagon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *