• |
ide | kryesore

Korçë/ I mituri plagos me armë zjarri 23-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje është shënuar në qytetin e Korçës.

Policia njofton se në lagjen numër 14 të këtij qyteti, pas një konflikti të çastit, i mituri Th. Th., 17-vjeç pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin K. L., Sipas policisë ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *