• |
ide | kryesore

Traktori bie nga ura, humb jetën drejtuesi në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës, ku një person ka humbur jetën pasi traktori është përmbysur. Bëhet me dije se traktori ka rënë nga ura dhe kështu ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Polenë. Bëhet me dije se viktima është Bajram Trëndafili rreth 60-vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia për të tërhequr trupin dhe për ta çuar drejt morgut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *