• |
ide | kryesore

Majko reagon pasi mbeti jashtë parlamentit dhe i fut një kunj Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Pandeli Majko mbeti jashtë parlamentit të ardhshëm pasi kjo forcë mori vetëm 18 mandate në Tiranë dhe ai renditej i 19-i. Në një reagim të parë pas shpalljes së rezultatit. Majko thotë se nuk ka bërë fushatë personale dhe se ishte i bindur që do të ishte pjesë e parlamentit pa iu dashur të thyente herësin.

“Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë” – shkruan Majko që në asnjë rresht nuk e përmend Edi Ramën.

Gjithsesi nuk mungon një kunj për kreun e mazhorancës.

“Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!” – e mbyll Majko.

Kujtojmë që Rama tha në fushatë se PS i kishte dhënë “everything” (gjithçka) Majkos dhe se ai duhet që tashmë ta justifikonte këtë duke mbledhur vota”. Majko ka publikuar edhe një foto të hershme të tij përpara selisë së PS si për t’i treguar Ramës se ka qenë më përpara tij në atë seli. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Majko i fut nje thumb Rames. Ku e gjeti thumbin, apo e keputi te huri qe i futi Ramuti? Ik mos u merrni me kete idiot.

  2. pirdh o.Pandi pirdh se lirohesh , po a nuk pate ndonje kunat qe nderton pallate ne Tr qe ta thyeje edhe ti hersin se per çeshtje mbshtetje nga socialistet ata ” mbehtesin” çunin e rakipit qe eshte socoalist i thekur se ashti eshte puna.

  3. Pandi tani ke kohe plot, te nxori Edvini ne pension edhe fizikisht se nga trute e kokes ke qene me kohe ne pension.
    Shko falu te cuni i Qifes tani te te gjejne ndonje pune te PS-ja si patronazhist.

  4. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.

  5. Eshte mesuar ti bjere qylit qe 25 vjec pandua. Pa merite, pa zgjuarsi e pa lidership..Vetem duke qendruar si vemje

  6. Para Edvin pordhes keni nejt si vemje qar kerkoni tani ai ju shan nga nena nga motrat nga grat dhe ju prap duartrokisni me furi duart. Ik pirdhuni tani me pension te parakoheshem pasi keni bere ligje super???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *