• |
ide | kryesore

“Arbitri më tha ‘ik q*u'”: Kuipers fyen Verratin në Champions, asnjë hetim nga Uefa

-Instant, Sport



“Arbitri më tha ‘fuck you’. Nëse do ta thoshim, ne do të na skualifikonin për dhjetë ndeshje!”. Akuza e Marco Verratti kundër Bjorn Kuipers, disa minuta pas fishkëllimës finale të gjysmëfinales së Champions League, bëri xhiron e botës duke shkaktuar një stuhi të vërtetë, por, sipas asaj që raporton L’Equipe sot, Uefa nuk ka filluar asnjë hetim disiplinor për arbitrin holandez, i cili konsiderohet arbitri më i pasur në botë.

Arbitri i ndeshjes i akuzuar gjithashtu publikisht edhe nga Paredes dhe Herrera (“Në një moment tha ‘ik q***ni…..’, nuk mund ta pranojmë këtë”), në fakt zotëron disa aktivitete sipërmarrëse (ka vënë pasuri me një zinxhir supermarketesh) të cilat me kalimin e kohës i kanë lejuar atij të rrisë shumë pasuritë e tij personale.

Nuk është hera e parë që Kuipers përfundon në qendër të vëmendjes për ndonjë fjalë më shumë (mes tyre leksioni për Cristiano Ronaldon, “Bëhu i respektueshëm” dhe një tërheqje veshësh për Messin, “Kështu bën gjithnjë ti”), por është herën e parë ai akuzohet për fyerje të lojtarëve. Akuzë që megjithatë duket se po bie në vesh të shurdhër: UEFA në fakt mund të hapë një hetim në orët e ardhshme por, sipas të përditshmes franceze, nuk ekziston një vullnet i tillë nga ana e federatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *