• |
ide | kryesore

Tirana, pa Conference League sezoni është i falimentuar: pasivi prej 850 mijë eurosh balancohet vetëm nga shitja e Muçit e Cobinnah

-Instant, Sport



Pesë javë për të shpëtuar sezonin, sportivisht e financiarisht. Tirana e ka të qartë se një skuadër e shpallur kampione dhe e ndërtuar për tu rikonfirmuar, nuk mund të pranojë të mbetet jashtë Europës në sezonin pasues. E jo vetëm për prestigj, por edhe për të përballuar shpenzimet e një sezoni me peshë, ku zëri i daljeve arrin afërisht 1 milionë euro. Bëhet fjalë për 800 mijë euro të aspektit teknik, ku përfshihen pagat e lojtarëve e të stafit dhe investimet e merkatos dhe 200 mijë euro e shpenzimeve Administrative me përfshirjen edhe të hotelerisë. Në këtë pikë arritja e zonës europiane është fondamentale për të barazuar hyrjet e daljet në mënyrë që vlera e përfituar nga shitja e Ernest Mucit dhe Cobinah ti jepte plusvalencën e merituar klubit. Në të kundërt, me vetëm 70 mijë euro të ardhura nga e drejta TV dhe 55 mijë nga fondi i solidariteti që Uefa jep për të gjithë klubet e Superiores, është e pamundur që Tirana të mos rrisë shumën e borxhit, që në këtë rast do të kthehej në normalitet vetëm nga injektimi i 750 mijë eurove të ardhura nga shitja e Cobinah 150 mijë dhe Muci 500 mijë plus 100 bonus që u aktivizua.

E gjithë kjo shumë, këtë sezon për më tepër, duhet përballuar pa hyrjet e rëndësishme nga biletat. Me stadiumet të mbyllura për tifozët, në zërin e inkasimeve mungojnë 450 mijë euro të sezonit të kaluar, kur standardin e ngriti Arena Kombëtare dhe viti i titullit. Ndoshta në një vit më të zakonshëm, shifra mund të ishte më e ulët, por gjithësesi më e lartë se 200 mijë euro e arkëtimeve në një sezon të luajtur tërësisht në Selman Stërmasi. Në këtë pikë balancat mund të ekuilibrohen vetëm nga prezantimi në Conference League, me arkëtimet që vijnë nga UEFA që nisin nga 240 mijë për pjesëmarrjen e që rriten në mënyrë të jashtzakonshme me kalimin e një apo dy raundeve. Kështu, në pesë javë Tirana duhet të shpëtojë sezonin e të ndërtojë të ardhshmin, që kërkon një buxhet praktikisht të njëjtë, me likuiditete që mungojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *